Vettingu i politikanëve, 7 ndryshimet mes nismës së PD dhe Vettingut në drejtësi

19 Shtator 2018, 07:16| Përditesimi: 19 Shtator 2018, 10:37

  • Share

Pretendimi i kryetarit të opozitës Lulzim Basha se amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike për Vettingun e politikanëve janë të ngjashme me Vetingun në drejtësi, çka për rrjedhojë është e panevojshme vënia në lëvizje e Komisionit të Venecias, pasi Venecia është shprehur një herë për ligjin e Vettingut, është i pavërtetë. Shqiptarja.com ka identifikuar 7 ndryshime të rëndësishme mes projektligjit të propozuar nga PD për Vetingun e politikanëve dhe Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ndryshimet duket se janë arsyeja se pse përfaqësuesit e opozitës kundërshtojnë vënien në lëvizje të Komisionit të Venecias për të dhënë një opinion nëse nisma është në përputhje me Kushtetutën dhe konventat evropiane.

Mes Vettingut sipas PD dhe Vetingut në drejtësi ka një ndryshim thelbësor sa i takon standardit të kontrollit të figurës. Vettingu në drejtësi parashikon shkarkimin e subjekteve që kanë kontakte të papërshtatshme me krimin, ndërsa Vettingu i propozuar nga PD parashikon shkarkimin e funksionarëve të lartë që kanë thjeshtë kontakte me persona të përfshirë në krim të organizuar, duke përfshirë të gjitha llojet e kontakteve, qoftë takime elektorale apo kontakt të rastësishëm, dalje në një fotografi etj. Drafti i PD heq përcaktimin ‘të papërshtatshme’, duke e bërë nismën evazive, nëse do të miratohet. Ky ndryshim vë në dyshim propozimin e Partisë Demokratike, propozim i cili mund të hidhet poshtë nga Komisioni i Venecias. Në këtë pikë, Vettingu në drejtësi është shumë i kujdesshëm dhe i detajuar, ku edhe kontaktet e papërshtatshme i përshkallëzon, duke parashikuar disa rrethana lehtësuese për subjektin. Gjithashtu, ndryshe nga Vettingu në drejtësi, amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike përjashtojnë familjarët e politikanëve nga verifikimit i ligjshmërisë së pasurisë. Sipas logjikës së PD një politikan që ka kontaktet me krimin duhet të largohet nga politika, ndërsa një politikan që ka fshehur pasurinë në emër të familjarëve duhet të qëndrojë. Së treti, propozimi i PD për Vettingun e politikanëve zhvendos në plan të dytë, duke e përmbledhur në një fjali, kontrollin e pasurive të politikanëve. Nga ana tjetër, verifikimi i pasurive është kryefjala e Vettingut në drejtësi. Hetimi nuk përfshin thjeshtë familjarët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por çdo person me të cilin gjyqtari dhe prokurori ka interesa ekonomike. Nga zbatimi i deritanishëm i ligjit të Vettingut në 90 për qind të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar, janë ndëshkuar pikërisht sepse nuk kanë kaluar testin e pasurisë.

Ndërkombëtarët

Propozimi i PD përjashton ndërkombëtarët nga monitorimi i Vetingut të politikanëve, në një kohë kur në Kushtetutë ka një nen të veçantë për rolin e ndërkombëtarëve për monitorimin e Vetingut në drejtësi. Madje, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kompetenca edhe për të bërë hetime të thelluara si dhe për të mbledhur prova për veprimtarinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Më tej, në ligjin e Vetingut, roli i ONM është më i detajuar. Në rastin e politikanëve, PD-LSI e kanë përjashtuar rolin e ndërkombëtarëve, sipas kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, për arsye të sovraniteti. Projektligji i PD ka një tjetër mangësi në raport me Vetingun në drejtësi, pasi nuk parashikon se kush do të jetë autoriteti që do të bëjë Vetingun e politikanëve. Nisma e PD nuk parashikon mundësinë e dorëheqjes, ndryshe nga Vetingu në drejtësi i cili parashikon që gjyqtari apo prokurori mund të japë dorëheqjen dhe në këtë rast nuk mund të emërohet për 15 vite në asnjë organ në drejtësisë.

Ndryshimet mes Vetingut sipas PD dhe Vetingut në drejtësi

Propozimi i PD për Vetingun e politikanëve parashikon ndëshkimin e funksionarit për çdo lloji dhe formë kontakti me persona të përfshirë në krim të organizuar. Projektligji i PD parashikon që mandati i funksionarëve mbaron ose është i pavlefshëm kur konstatohet që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Vetingu në drejtësi, në nenin DH të Kushtetutës, parashikon që gjyqtari dhe prokurori shkarkohen vetëm kur kanë kontakte ka kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Vetingut sipas PD i mungon fjala e “të papërshtatshme”, e cila është shumë e rëndësishme. Më tej, në ligjin e Vetingun janë specifikuar të gjitha rastet kur kontakti konsiderohet i papërshtatshëm dhe një sërë rrethanash lehtësuese për subjektin që ka patur një kontakt.

Propozimi i PD për Vetingun e politikanëve nuk parashikon verifikimin e familjarëve të tyre për ligjshmërinë e pasurive. Neni D i Kushtetutës për Vetingun në drejtësi parashikon verifikimin e njerëzve të drejtësisë dhe të familjarëve të tyre për ligjshmërinë e pasurive.

Propozimi i PD për Vetingun e politikanëve zhvendos në plan të dytë, duke e përmbledhur në një fjali, kontrollin e pasurive të politikanëve. Ndërkaq, verifikimi i pasurive është kryefjala Vetingut në drejtësi. Mbi 90 për qind të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar, janë ndëshkuar pikërisht sepse nuk kanë kaluar testin e pasurisë.

Propozimi i PD përjashton ndërkombëtarët nga monitorimi i Vetingut të politikanëve, në një kohë kur ndërkombëtarët jo vetëm montojnë Vetingun në drejtësi, por edhe mund të bëjnë hetime të pavarura për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të tre kriteret. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka dhënë një tjetër dimension seriozitetit dhe besimit të publikut tek Vetingu i prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Propozimi i PD nuk parashikon se cili do të jetë autoriteti që do të bëjë Vetingun e politikanëve. Nga ana tjetër, Kushtetuta, në nenin C të saj, përcakton qartë se kush janë dy organet që bëjnë Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke parashikuar edhe mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të tyre. Duke mos pasur një autoritet të tillë, për rrjedhojë nisma e PD nuk parashikon as mundësinë e ankimit të Vendimeve në një shkallë më të lartë gjykuese, siç ndodh me Vetingun në drejtësi, konkretisht me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Amendamentet e propozuara nga PD pranojnë që në parlament dhe në krye të institucioneve shtetërore të ketë edhe njerëz të paaftë, me diploma të blera dhe me sjellje të cekëta, ndërsa Vetingu në drejtësi parashikon verifikim edhe të aftësive profesionale.

Amendamentet e propozuara nga PD nuk parashikojnë mundësinë e dorëheqjes, ndryshe nga Vetingu në drejtësi, ku sipas G të Kushtetutës subjekti i rivlerësimit mund të japë dorëheqjen nga detyra dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 19/09/2018 14:03

    Mazhoranca te mos pranoj vetingun fallco per politikanet te paraqitur nga PD , se eshte antikushtetues dhe jerkon te dubloje vetingun ne drejtesi . Ky eshte nje draft nga Bylykbashi qe mundohet te fus ne ngerc vetingun ne drejtesi . SPAKU ka te drejte te qeroj kriminelet politikan dhe ti vendos para drejtesise dhe asnje vetng prej politikanesh

    Përgjigju
  • Tirona: 19/09/2018 10:37

    Ky qyhet Vetingu Baloooooleve.Prisni SPAKUN o kopilat e Kombit .Te zinjt ju cdo hiqni.

    Përgjigju
  • Meta: 19/09/2018 09:54

    Nuk ka Vetting politikaneve pa pergjegjesi per krime,vjedhje e palckitje.Basha bashke me Ragiten duhet te pergjigjen per UNMIKU-n,dosjet e Komandanteve dhe perfitimin qe i doli per spiunim.Basha per Kalimashin, me Mediun per Gerdecin dhe 21 Janarin dhe vrasjet tjera deri te Olldashi,Nuk ka Vetting pa erfshirjen edhe te familjareve,sepse vodhi baba fshhu ne zhirollogarite e nenes,mori e bija harxhoi i vellai dhe i biri,Kete e dini qe nga kryehajduti Salih.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?