Politikë
Top 24

Vettingu i politikanëve, Salianji: Projektligjin do ta prezantojmë kur të marrim 'ok' nga qeveria

11 Shtator 2018, 11:21| Përditesimi: 11 Shtator 2018, 20:39

  • Share

KUVENDI-Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka dhënë një prononcim për mediat jashtë Kryesisë së Kuvendit pas depozitimit të amandamenitit për Vettingun e politikanëve menjëherë pas mbledhjes së grupeve të PD-LSI.

Sipas Salianjit, vettingu në politikë ecën paralelisht me vettingun në drejtësi dhe nuk e shmang atë pasi edhe në kushtet e sotme prokuroria nuk ndalohet së kontrolluari familjarët e zytarëve.

Pas depozitimit të projektligjit për ndryshime për të bërë të mundur vettingun e politikanëve Rama dhe PS po e refuzon.  Edhe sot nuk ndalohet prokuroria që të hetojë familjarët e zyrtarëve por e pengon drejtësia e kapur nga kryeministri. Edi Rama nuk e do Vettingun dhe nuk do të votojë atë. Pyetja jonë është: e duan apo jo? E përsëris se pyetja është shumë e qartë: maxhoranca e do vetting apo jo? Nëse ata nuk e duan dhe ne nuk kemi pse diskutojmë për teknikatitet. Çdo gjë do të bëhet hap pas hapi do t’ju bëhet me dije sapo qeveria të shprehet e do apo jo vettingun. Ne sot morëm vendimin se do të pranojmë çdo lloj hapi për të përshpejtuar procedurat. Ne jemi gati, presim përgjigje nga maxhoranca.

Ervin Salianji, deputet i PD-së

PD depozitoi në datë 7 shtator në Parlament draftin që synon ndryshimet kushtetuese për vettingun për politikanët, por jo për familjarët e tyre.

Rama u përgjigj duke thënë se është në dakordësi të plotë me këtë nismë të PD-së, por me kusht që ky Vetting, të përfshijë edhe pasuritë e anëtarëve të tjerë të familjes së një politikani, duke u kthyer në një “sitë” të njëjtë me atë të Vetting-ut në sistemin gjyqësor.

Ora 13:10
Alibeaj: Sistemi gjyqësor është i kapur, mungon elementi bazë i demokracisë

Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj është shprehur se në situata ku ndodhet gjyqësori kërkon një zgjidhje të shpejtë pasi qytetarët janë në mungesë të drejtësisë.

Sipas Alibeajt, një situatë e tillë vjen për shkak të kapjes së sistemit të drejtësisë

.

Momentalisht jemi pa Gjykatë Kushtetuese, pa SPAK dhe pa BKH. Jemi pa mundësi të kontrollojmë pushtetin prej pushtetit gjyqësor. Por më e rëndësishmja është se jemi në mungesë të dhënies së drejtësisë për qytetarët. Mungon elementi bazë i ndarjes së tre pushteteve. Sistemi gjyqësor nuk ekziston më për shkak të Vettingut. Është situatë, e cila kërkon zgjedhje. Ajo që po ndodh me reformën nuk është thjesht kapje politike. Ajo që diskutuam ne është gjetja e zgjidhjeve. Se cilat janë këto zgjidhje, ne kemi prezantuar një platformë prej 7 pikash, që e përcaktojnë fare qartë çlirimin politik të sistemit të gjyqësorit. Kjo ishte mbledhja e parë që bëri rezymenë. Një republikë që nuk është më republikë. Kjo republikë nuk ka më një sistem demokracie. Momenti i dytë do të përcaktojnë mjetet.

Enkelejd Alibeaj, deputet i PD-së

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Highlanderi: 11/09/2018 18:12

    A ju shofte Zoti faren megjithe Salianje.

    Përgjigju
    • Arbëri: 11/09/2018 20:28

      Vetingun e juaj do e bën SPAK-u, e jo dikush tjeter o plehëra...!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?