Presidenca ka reaguar menjëherë pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin e gjyqtarit që Meta e emëroi në Kushtetuese. Zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi shkruan se vendimi për Besnik Muçin nuk ishte surprizë, pasi vettingu është i partisë duke akuzuar shumicën. "ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!" thotë ai.
Lajmi kryesor:
Vettingu shkarkon në apel të zgjedhurin e Metës/ Besnik Muçi: S'e njoh vendimin, nuk iki nga Kushtetuesja (VIDEO)
/b.ha./ReportTv.al