Vettingu/ Konfirmohet në detyrë gjyqtari Dhimitër Lara

29 Maj 2019, 09:32| Përditesimi: 29 Maj 2019, 15:10

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Dhimitër Lara. Trupa gjykuese e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Etleda Çiftja, vendosi me shumicë votash të konfirmojë Larën në detyrë.

Pak ditë më parë, dy vëllezërit Orik dhe Laert Shyti, të dyshuar si anëtarë të “Hakmarrjes për Drejtësi”, u ankuan pranë KPK ndaj këtij gjykatësi, i cili i shpalli fajtor në vitin 2008. 

Por hetimi i vettingut konkludoi se Lara ishte i përshtatshëm për të qenë sërish gjyqtar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?