Kronikë
Top 24

Vettingu/ Konfirmohet në detyrë prokurori i çështjes 'Hajdari', Sokol Stojani

31 Tetor 2018, 13:03| Përditesimi: 31 Tetor 2018, 14:33

  • Share

TIRANË- Pas seancës së djeshme dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Sokol Stojanin

Trupa gjykuese që e hetoi Stojanin ishte e përbërë nga: Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari, ndërsa hetimi për të u zhvillua në të 3 kriteret: pasuri, imazh dhe aftësi profesionale.

Sipas hetimit të KPK, prokurori e justifikonte pasurinë e tij, ndërsa sipas DSIK-së, Stojani është i përshtatshëm për të vazhduar detyrën pasi nuk ka kontakte të papërshtatshme. 

Ndaj Stojanit, ka pasur shtatë denoncime nga ish-ministri Fatmir Mediu dhe nga ish-prokurori Tom Deda. Mediu e ka kallëzuar, për një rast në një studio televizive duke pretenduar se pyetjet e gazetarit kanë qenë të drejtuara nga Stojani. Akuza të cilat, ky i fundit i mohon akuzat, duke i konsideruar si joligjore.

Prokurori Sokol Stojani

Po kush është Stojani?

Stojani është një nga përfaqësuesit e akuzës në dosjen penale të vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari, ka qenë prokuror i dosjes "Pasaportat" dhe së fundi ka marrë pjesë në hetimet për vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka dhe mbi zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit. 

Gjithashtu ai ka pasur edhe përplasje me kryeprokuroren e përgjithshme të përkohëshme Arta Markun. Fillimisht Stojani dha dorëheqjen si drejtor inspektimi, por Marku se pranoi dorëheqjen dhe e liroi më pas nga detyra më 21 shtator të këtij viti. Aktualisht Stojani është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agimi: 01/11/2018 16:18

    Prokurori qe nuk zbardhi asnje nga ceshtjet e rendesishme: dhe vrasjen e K.Trebickes e paraqiten si aksident... Keta po konfirmohen t'i sherbejne politikes se maxhorances... t'u plotesohet KLP-ja...

    Përgjigju
  • Sadiku: 31/10/2018 18:36

    Serb i shqiptarizuar: Stojanic

    Përgjigju
  • Enea: 31/10/2018 16:53

    Aha kaloi dhe ky...vaj medet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?