Ish- deputeti i PD-së, Klevis Balliu

Vettingu konfirmon në detyrë Gjovalin Lokën/ PD: Vendim partiak! Ish- sigurimsave i ndalohet të jenë në Polici

19 Gusht 2020, 18:27| Përditesimi: 19 Gusht 2020, 18:37

  • Share

TIRANË- Për ish- deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu, konfirmimi në detyrë i i numrit dy të policisë së Shtetit, Gjovalin Loka është në shkelje të ligjit. Sipas, Balliut atij duhet t'i ishte ndaluar që të shërbejë në radhë e uniformave blu për shkak se ka qenë oficerë i Sigurimit të Shtetit. Vettingu sot doli në përfundimin se Loka ka qenë ka qenë sigurims, por s'firmosi asnjë dokument, vendim i cili sipas demokratëve shkon përtej kompetencave të tyre.

"Sot Policia e Shtetit është njohur zyrtarisht si institucioni që drejtohet nga ish spiunet e Sigurimit të Shtetit, strukturës më shkatërruese për jetën dhe dinjitetin e njeriut gjatë regjimit komunist. Vetingu në polici konfirmoi në krye të policisë numrin 2 rë saj, Gjovalin Loka, njëkohësiht përgjegjës për sigurinë publike. Ish sigurimsi i shtetit, u konfirmua në detyrë nga vetingu partiak në polici, pavarësisht se ai e kishte fshehur detyrën e operativit të Sigurimit dhe pavarësisht se ligji e ndalon kategorish një sigurims të jetë pjesë e policisë së shtetit.

Neni 38/g i ligjit për vetingun në polici shprehet se “bashkëpunëtorët dhe oficerët e Sigurimit të Shtetit ndalohen të shërbejnë në radhët e Policisë”. Komisioni, që mori vendimin e paligjshëm nuk e ka tagrin të vlerësojë, nëse Gjovalin Loka ka qenë sigurims i mirë apo i keq.

Të gjithë janë anëtarë të së njëjtës bandë, që vazhdojnë të përdorin metodat e Sigurimit të Shtetit, raprezaljet kundër opozitës dhe kritikëve të qeverisë për të mbajtur në këmbë një pushtet të kalbur dhe të dëmshëm për qytetarët", shkruan Balliu.

Gjovalin Loka, drejtori i sigurisë për rendin e sigurinë publike u konfirmua sot në detyrë. 30 vitet e tij në Policinë e Shtetit për komisionin e Vettingut ishin pa probleme, ndërsa gjetja se ai disa muaj të vitit 1991 kishte qenë pjesë e sigurimit të shtetit u konsiderua jo e paligjshme pasi ai s’kishte bërë asnjë veprim në dëm të shtetasve.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pjeter: 20/08/2020 10:55

    Pusho ore dreq,se po fut ne telashe Saliun me keto deklarata,pa llogaritur Fariun.

    Përgjigju
  • Arben Metani: 19/08/2020 21:02

    O Klevis Balliu ti nuk i afrohesh dot Z. Loka as tek hyrja e vendit ku ai ka lindur e jo me te flasesh per te. Kontributi i tij per kete vend eshte shume me shume se sa pellitjet e kerricave si puna jote

    Përgjigju
  • Lano: 19/08/2020 19:34

    Foli ky qelbesira kerrici i faros..kete te marre corona ,,...

    Përgjigju
  • pacja e plencit: 19/08/2020 19:02

    o i biri paces edhe ti origjine sigurimsi ke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?