Irena Gjoka sot në seancën e Vettingut

Vettingu konfirmon në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka

26 Shkurt 2020, 09:37| Përditesimi: 26 Shkurt 2020, 10:56

  • Share

TIRANE-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrën gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka.

Në datë 24 shkurt u zhvillua seanca dëgjimore, ndërsa sot trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Tafa Bungo vendosën konfirmimin në detyrë, pasi rezultoi e pastër në të tre shtylla e vlerësimit.

Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Gjoka ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, ndërkohë që në vitin 2014 është emëruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Prej dhjetorit 2019, ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.

Irena Gjoka sot në seancën e Vettingut

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Prele: 06/07/2021 16:49

    Shpresoj qe Shteti Amerikan do i fshij nga faqja e dheut gjith kyt makineri te qelbur te korrupsionit si gjyqtare ashtu edhe prokuror shpresoj ti shohe te gjithe te korruptuerit ne burgun e Recit sa per kte gjyqtaren ne fjale eshte e pa shpirte ka denuar nje te semure mendore me skizofreni me burge te perjetshem plus 36 vjete te tjera mbasi te mbaroj burgun e perjetshem shpresojme qe Zoti qe eshte i plotefuqishem do ju jape hakun qe ju takon ktyre shpirte kazem dhe drejtesia e Strasburgut do nxjerre te verrete per kte rate,

    Përgjigju
  • Biba: 26/02/2020 10:48

    Gjyqtare me te paafte se kjo ne shqiperi nuk gjen. Mjere kush ka gjyq me kete gjyqtare.

    Përgjigju
  • labi: 26/02/2020 10:04

    Nderi lahet me nder. Kot nuk e ndihmoi tahirin kjo. U tregua korrekt qeveria me kete. Do beje ankim onm?

    Përgjigju
  • alba fier: 26/02/2020 09:59

    Gjith fieri e njeh si gjyqtaren qe ka fshehur pasurite ne emer te njrzve te saj. Kjo esht shum e pasur dhe e din te gjith

    Përgjigju
  • Arbri: 26/02/2020 09:54

    Normal qe do konfirmohej kjo se ndihmoi saimir tahirin mos me u denu me burg. E kishte ok me qeverine se e beri nderin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?