Nga një seancë Vettingu

Kronikë

Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku

5 Shkurt, 23:00| Përditesimi: 5 Shkurt, 23:03

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Vlorës, Dritan Marku.

Vendimi u mor dje (4 shkurt) në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relator Sokol Çomo dhe anëtarë Ina Rama, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të kryer nga subjekti rivlerësimit.

Magjistrati Dritan Marku u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 5 korrik 2021, për probleme të pasurisë dhe cenim të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. 

Vendimi i shkarkimit në KPK u mor me shumicë votash. Një prej anëtarëve të trupës e konsideroi të padrejtë përfundimin e procesit të rivlerësimit vetëm për një kriter, atë të pasurisë.

Magjistrati e ankimoi vendimin më pas, por dje u rrëzua.

Dritan Marku e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2000. Ai ushtroi funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Vlorës për gati dy dekada.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?