Gjyqtarja Elona Toro

Vettingu, KPK e konfirmoi në detyrë, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren Elona Toro

2 Shkurt 2023, 16:01| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 16:13

  • Share

Gjyqtarja Elona Toro është konfirmuar në detyrë. Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin por Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi ta konfirmojë në detyrë. Në vendimin e ankimimit, Komisioneri Publik kërkonte që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të rihapte hetimin gjyqësor, pasi sipas tij konfirmimi në detyrë nuk arrinte nivel të besueshëm.

Elona Toro e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për 16 vjet pranë Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2016, u emërua gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit të Tiranës. Ajo është gruaja e Alban Toros i cili është anëtar i KLGJ.

Kujtojmë se Elona Toro u zgjodh si gjyqtare relatore për të shqyrtuar kërkesën e Ivi Kasos, ku i kërkon gjykatës që mos të pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt si palë, për vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu Rithemelimin si PD-së zyrtare. Por shorti do të rihidhet sërish për një tjetër trup gjykues.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?