Një tjetër magjistrat është nxjerrë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar sot (10 qershor) në vetting prokuroren e Shkodrës, Marsida Frashëri.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ishte i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë
Prokurori Klodian Braho, i autorizuar nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani për të përfaqësuar këtë çështje në KPA, tha se u qëndronte gjithë shkaqeve të ankimit dhe kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit për konfirmimin e Frashërit dhe kërkoi shkarkimin e saj për probleme në aspektin profesional, e cënim të besimit të publikut tek drejtësia.
Frashëri e kundërshtoi si të papranueshëm ankimin e Komisionerit Publik duke pretenduar se vendimi për pezullimin e saj nga detyra për një vit dhe dërgimin për trajnim Shkollën e Magjistraturës, ndaj të cilit ngrihen shkaqe, sipas subjektit, është i paankimueshëm.
Në maj të vitit 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi pezullimin e Frashërit për 1 vit nga detyra, me kushtin që të ndiqte programin e trajnimit në Shkollën e Magjistraturës. Vendimi u mor pasi gjatë procesit të vetingut, prokurorja Frashëri u përball me barrë prove për kriterin profesional, lidhur me gjetjet në 27 dosje, kur rezultonte të mos kishte kryer veprime hetimore. Subjekti deklaroi se kishte pasur ngarkesë të lartë në punë.
Por KPA ka vendosur përfundimisht përjashtimin e magjistrates për 15 vitet e ardhshme nga sistemi i drejtësisë.
Gjatë seancës dëgjimore më 10 maj të vitit 2022, u relatua se ndaj prokurores Frashëri ishin zhvilluar 3 hetime disiplinore nga Prokuroria e Përgjithshme dhe se gjetjet e këtyre hetimeve ishin shqyrtuar edhe nga KPK, nga kishin rezultuar gjetur të njëjtat probleme. Njëri prej hetimeve ishte mbyllur me vendimin e uljes në detyrë për 6 muaj në vitin 2014, ndërsa dy të tjerët ishin pushuar për shkak të mungesës së kuadrit ligjor.
Vendimi i KPA-së:
"Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 49/2023, datë 27.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 696, datë 11.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Marsida Frashëri.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me nr. 696, datë 11.09.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Marsida Frashëri.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 10.06.2025".
Komente

15 vjet kalojne shpejt,kjo e re duket 25-30 vjec,mund te rikthehet,por do te ishte me mire te behej juriste e zakonshme per vula e firma e maksimumi avokate divorci.Nuk e imagjinoj dot kete te kete brume prokurori,aq me teper per te hetuar krime te renda si vrasjet,apo krime te renda ekonomike si vjedhjet e medha ndaj shtetit,tenderat,etj.
PërgjigjuKto duken sikur prostituta prokurore thon te kishte prokurori e gjykate ne shqiperi nuk do u shkatrronte keshtu vendi
PërgjigjuKeshtu eshte kur e merre Fakultetin me miqesi. Pa pergatitje profesionale ka shume, sidomos ne qytetet e veriut. Por problemi eshte se si i zevendesojne? Se Plepa s'ka me. Se te korruptuar si ZAganjori s'ka me, ose la me pak. Pra, pergatitja e nje magjistrati per 5-6 vjet, eshte nje sfide e re per Shqiperine e korruptuar dhe me profesioniste, nepunes shteti te papergatitur, te cilet ngrohin karriget kot.
Përgjigju