Kronikë

Vettingu, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Administratives në Gjirokastër

26 Korrik 2019, 10:19| Përditesimi: 26 Korrik 2019, 10:31

  • Share

TIRANË - Ramiz Lala, Kryetar i Gjykatës Administrative Gjirokastër është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupa gjykuese për Lalën përbëhej nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli dhe Pamela Qirko, duke marrë vendimin për ta konfirmuar në detyrë, që do të thotë se nuk i kanë gjetur probleme me pasurinë, profesionalizmin dhe integritetin.

Ramiz Lala e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2010 në gjykatën e Përmetit. Ai ka kryer më parë aktivitet privat në vitet 2000-2006, ka punuar në aeroportin e Kukësit si dhe në një periudhë të shkurtër në Ministrinë e Drejtësisë.

Lala u emërua kryetar i Gjykatës Administrative të Gjirokastrës në tetor të vitit 2013 dhe vazhdon të mbajë të njëjtin post prej gati 6 vitesh.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?