Sokol Binaj

Kronikë
Top 24

Vettingu/ KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin, Sokol Binaj

20 Maj 2019, 09:39| Përditesimi: 20 Maj 2019, 09:58

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ditën e sotme ka konfrimuar në detyrë , gjyqtarin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Sokol Binaj.

Gjatë seancës së zhvilluar më 17 maj ILDKPI kishte sjellë një një raport ku thuhet se deklarimet e Binaj janë të sakta. Edhe hetimi i KPK-së nuk gjeti shkelje nga Binaj, kështu ai figuroi i përshtatshëm për të vazhuar detyrën.

Binaj është një emër i njohur në fushën e drejtësisë dhe ka qenë i përfshirë në gjykimin e disa çështjeve të bujshme.

Pak ditë më parë bashkëshortes së Binajt iu dogj makina, por ai ka refuzuar që të japë shpjegime kur u pyet nga gazetarët në lidhje më këtë ngjarje. Kujtojmë se bashkëshortja e Binajt L.B, punon në Prokurorinë e Përgjithshme si koordinatore për mediet. Ajo ka dhe një pozicion pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Report TV mëson se Binaj ka qenë i përcaktuar me short për dojsen Shullazi, por nuk e mori asnjëherë përsipër. Ai ka qenë pjesë e trupi gjykues i cili dha vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit Tahiri.

Aktualisht Binaj është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si pjesë e trupit gjykues për dojen Izet Haxhia.

Komento

Komente

  • Vetting shqiptar: 20/05/2019 10:27

    Gjyqtarit Sokol Binaj i dhuron motra nje apartament ne Tr. Gjyqtarit Fatos Lulo i dhuron motra nje apartament ne Tr. Gjyqtari Fatos shkarkohet, ndersa gjyqtari Sokol konfirmohet. Kush e gjen psene???????

    Përgjigju
    • Denti: 21/05/2019 13:06

      Kur futet politika ne mes, nuk ka me pse.

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?