KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Zegjine Sollaku, gruan e ish kryeprokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku për shkak të problemeve për justifikimin e pasurisë.
Gjyqtarja u mbrojt në seancë nga bashkëshorti i saj avokat, ish-kryeprokurori Sollaku, i cili i kundërshtoi gjetjet e KPK-së për pasurinë.
Pasaktësi janë konstatuar në deklarime dhe mungesa të burimeve financiare në vlerën e 7 milionë lekëve. Gjatë seancës janë relatuar pamundësi financiare për të justifikuar investimet e kryera në blerjen e gjashtë apartamenteve dhe të një autoveture. Ndërkohë, për një apartament dhe një shëpi private në Fier të trashëguar nga vjehrri i subjektit dhe një makinë tjetër ka rezultuar se bashkëshortët Sollaku kanë pasur burime të mjaftueshme financiare.
Sollaku u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës si dhe nuk u konstatuan probleme në kriterin profesional. Hetimi për Zegjine Sollakun u krye nga trupa gjykuese që kryesohet nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi.
Zegjine Sollaku ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe ka punuar si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës në vitet 1992-2003. Prej vitit 2003, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.
Bravo për shkarkimin! Iku dhe e korruptuara e Burrit! Një pasanike më pak në sistemin e drejtësisë. I shoqi u skualifikua pak kohë më parë. Në këtë rrugë ectë Reforma!! 8 apartamente, makina dhe para me thasë, turp t'ju vijë çfarë i keni bërë atij vendi me vendimet tuaja gjyqësore. Të babëzitur...
PërgjigjuEc aty katunaria , yp Zeqine
PërgjigjuKy ka qene prokuror, ku e gjente kohen te blinte troje e te shiste pallate?! Turp e faqe e zeze! Nje lojtar tipik i tranzicionit shqiptar. Ja kalon Ilir Meta. Keta jane ne konflikt te paster interesi. Dy nepunesa te larte shteti qe bejne "afare"!!!!! Po qe se do kemi nje dite parlament, duhet me ligj kesaj kategorie shtetaresh t'ju ndalohet çdo lloj perfshirje ne afare. Cili ndertues "i shkathet" nuk do te donte te kishte "ortak" nje kryeprokuror, gjyqtar, minister apo kryeminister? Dhe ne besonim se kishim Prokuror te pergjithshem qe do ju tregonte vendin shkelesve te ligjit dhe te forteve. Na vrafte zoti!
PërgjigjuLajm i persosur. Iku nje hale nga sistemi i drejtesise.
Përgjigjulajm relativisht i persosur. Thuhet "FIGURA PROFESIONALE E PASTER"!!!!!!! Ajo qelbesire ka mijera vendime te perdredhura dhe aresyeja e burimeve financiare te pajustifikuara jane pikerisht keto vendime zhgarravine. Burri i vet eshte nje kriminel kriminelesh. As njeri as tjetri nuk e njohin ligjin, por shkojne direkt e ne thelb: ryshfeti. Ketu kane zene vend mire si veshka mes dhjamit. Keshtu i kane bere miliardat keta te dy. Ajo qe ishte me qesharake eshte fakti qe Mr.Sollaku ne salle tha qe veprimet financiare i kishte bere ai vete, jo ajo. Sollaku gomari nuk e di akoma qe ne nje vetting nuk eksiston i bera une i bere ti. Jane TE PERBASHKETA.
Lajm i mire, ne procesin e pandalshem te pastrimit te drejtesise ne Shqiperi.
PërgjigjuQelbesire dhe hajdute. Nuk duhet ndaluat me jaq. Duhet tua sekuestrojne parate dhe pronat e vjedhura. KATUNARE E KEQE