Sistemi i procesit të Vettingut në disa vende të Europës, ka marrë një stopim pas një vendimi të dhënë një ditë më parë nga Gjykata Europiane e Luksemburgut.
Kjo gjykatë në datën 8 prill 2020 ka vendosur të pezullojë veprimtarinë e komisionit të disiplinës për gjyqtarët dhe prokurorët në shtetin polak.
Vendimi është i zbatueshëm për të gjithë vendet anëtare të BE, të cilat jenë në proces të verifikimit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, për sa i përket kriterit pasuror, profesional dhe moral.
Por ndryshe nga ç’pritet të ndodhë në Poloni, ku procesi i vettingut pas këtij vendimi është pezulluar, në Shqipëri, struktura e verifikimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, do vijojë të punojë pa asnjë ndërprerje.
Kjo pasi Shqipëria nuk është pjesë e anëtarësimit të Bashkimit Europian. Gjykata Europiane e Luksemburgut ka konstatuar se, zgjedhja e anëtarëve të Dhomës Disiplinore nga Parlamenti polak, ka krijuar pikëpyetje dhe dyshime të forta për pavarësinë dhe paanësinë e trupës që do të kryejë hetimin administrativ mbi gjyqtarët.
Sipas vendimit të gjykatës Europiane, komisioni i Disiplinës në Poloni u krijua në vitin 2017, pasi parlamenti Polak, vendosi në zbatim disa nisma ligjore për të kontrolluar gjyqtarët e vendit.
Për këtë u ngritën dy dhoma të gjykimit administrativ, por me sa duket Parlamenti polak, nuk ka zbatuar rekomandimet e Gjykatës Europiane të Bashkimit Europian dhe për pasojë kjo gjykatë ka vendosur të pezullojë të gjithë procesin, derisa çështja të zgjidhet në themel, sipas gjykatës.
Sistemi i vettingut në Poloni është thuajse i njëjtë me sistemin e vettingut në Shqipëri. Pavarësisht se shumë kërkesa janë depozituar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg nga gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga ky komision Vettingu në Shqipëri,asnjëra prej tyre nuk është marrë në shqyrtim për të vendosur nëse Vettingu në Shqipëri plotëson kriteret kushtetuese dhe europiane të gjykimit të rasteve.
Të gjitha këto raste janë në pritje për t'u marrë në gjykim, ku pa diskutim në kohët në vijim do ketë një vendimmarrje edhe për Vettingun në Shqipëri.