Foto ilustruese

Vettingu/ Ndërkombëtarët bëjnë bilancin e 5 viteve, ONM: 247 magjistratë u larguan nga sistemi! Nga 800 prokurorë e gjyqtarë është vendosur ‘fati’ i 432 prej tyre

10 Dhjetor 2022, 18:05| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 20:38

  • Share

247 magjistratë janë larguar nga sistemi i drejtësisë, me shkarkim ose dorëheqje, që prej nisjes së procesit të rëndësishëm të vettingut në vend. Ka qenë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i cili përmes një bilanci të publikuar në faqes së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri ka dhënë shifrat më të rëndësishme që prej seancës së parë të vettingut në shkurt 2018.

ONM bën me dije se nga rreth 800 magjistratë ndaj 432 prej tyre tashmë janë marrë vendime të formës së prerë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit apo edhe pasi ndaj tyre nuk ka pasur ankime. Nga këto 185 magjistratë janë konfirmuar në detyrë, 113 janë shkarkuar dhe 132 janë larguar përmes dorëheqjes apo formave të tjera.

“Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit deri në fund të nëntorit të këtij viti ishin përfunduar 583 çështje. Mandati i KPK ishte parashikuar të përfundonte këtë vit, por pas kërkesës së ONM mandati u shty edhe 2 vjet të tjera me qëllimin që magjistratët t’i nënshtrohen të njëjtit standard rivlerësimi.

Nga këto çështje të shqyrtuara në shkallën e parë ishin dhënë 214 vendime shkarkimi nga detyra, nga të cilat 8 u ndryshuan në KPA me vendime konfirmimi. Ndërkohë janë dhënë 230 konfirmime nga KPK, prej të cilave 26 janë prishur nga Kolegji që ka dhënë shkarkime. Ndërkohë nga një numër prej 298 ankimesh, shumica dërrmuese e të cilëve të bëra nga magjistratët e shkarkuar, 130 ende presin të shqyrtohen”, janë shifrat që publikon ONM.

Të gjitha shifrat

214 shkarkime pas vendimeve të KPA, 8 vendime pushimi të KPK-së janë ndryshuar në konfirmim.

230 konfirmime në detyrë, pas vendimeve të KPA 26 nga këto vendime konfirmuese të KPK-së janë ndryshuar në shkarkime dhe 1 vendim konfirmues është ndryshuar në pushim për shkak të dorëheqjes.

133 vendime për pushimin e procesit të vetingut, nga të cilët 95 për dorëheqje dhe 38 për arsye të tjera. Pas vendimeve të KPA 3 vendime të pushimit për shkak të dorëheqjes së KPK-së janë ndryshuar në pushim për arsye të tjera.

6 vendime pezullimi nga detyra. Pas trajnimit në Shkollën e Magjistraturës, më pas janë marrë 2 vendime pezullimi nga KPK për konfirmimin në detyrë dhe pas vendimit të KPA 1 prej tyre është ndryshuar në konfirmim.

Ankesat e paraqitura nga të vlerësuarit dhe Komisionerët Publikë (KP): 298 gjithsej, nga të cilat 234 depozituar nga të vlerësuarit; 67 të depozituara nga KP (3 prej të cilave janë depozituar edhe nga të vlerësuarit); 130 nga ankesat e mësipërme janë ende në pritje.

Vendimet e KPA 168, nga të cilat 123 në fuqi të vendimeve të KPK; 45 vendosjen e modifikimit/përmbysjes/përfundimit të plotë ose të pjesshëm.

Në 26 raste KPA modifikoi vendimet e konfirmimit të KPK-së dhe shkarkoi të vlerësuarit;

Në 9 raste KPA ndryshoi 8 vendime pushimi nga puna të KPK dhe 1 vendim pezullimi dhe konfirmoi të vlerësuarit në detyrë.

Vendimet përfundimtare (pas shterimit të mjeteve juridike kombëtare): 432, nga të cilat 185 konfirmime; 113 shkarkime; 134 pushime (nga të cilat 93 për shkak të dorëheqjeve).

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Davide: 14/12/2022 18:41

    ONM vete e paligjshme! Ne kundershtim me kushtetuten nuk ka marrveshje nderkombetare qe te jene ne Shqiperi! Asnje nga vezhguesit nuk ka leje qendrimi e punesimi ne Shqiperi ne shkelje te hapur te ligjit per te huajt. Turp per Ministrine e Brendeshme! Marrin super rroga sa 5 fishi i KM te Shqiierise dhe paguhet nga buxheti i shtetit. Me shume se gjysma e tyre te akuzuar per korrupsion ne nivele te larta. Te gjithe te rekrutuar ku i ka dash k… KM te Shqiperise, pa asnje kriter dhe as qe dihet kush i ka marre ne pune. Ca hajduta ordinere qe nuk kan as turp kur bertasin per drejtesi. Mjer populli shqiptar! Sikur 10% te cv te tyre te dinte do vinte duart ne koke! Hajduta, te poshter, perverse.. e i bejne karshillek nje populli te vuajtur. Pika ishalla u bie !

    Përgjigju
  • Korabi: 10/12/2022 19:55

    Mjafton vetem kjo shifer e gjyqetareve dhe e prokuroreve,qe kane dal jashte sistemit,per te thene qe,Shqiperia nuk behet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?