Kronikë

Vetting-u në drejtësi, delegacioni nga Kuvendi i Kosovës takim me KPA-në

12 Dhjetor 2023, 22:48| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 22:52

  • Share

Kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Sokol Çomo dhe gjyqtarë të Kolegjit zhvilluan një takim me deputetë të Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës, me fokus procesin e Vetting-ut, ndryshimet në kuadrin ligjor dhe sfidat e procesit.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës u njohën me mënyrën e funksionimit të deritanishëm të procesit të Vetting-ut, mekanizmat dhe institucionet e përfshira, zbatimin e legjislacionit si dhe perceptimin e publikut për këtë proces.

Ky takim ishte pjesë e një vizite zyrtare dyditore e Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës në Kuvendin e Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy komisioneve homologe të Ligjeve, për të parë nga afër zbatimin e disa prej pikave të marrëveshjes së 11 marsit 2022.

"Kjo marrëveshje ka qëllim shkëmbimin e përvojës mes Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me përcaktimin e politikave për disa projektligje dhe ligje", thuhet në njoftim.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?