Vijon procesi i vettingut në Drejtësi ku Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Vlorës, Florjan Kalaja.
Në seancën e zhvilluar mëngjesin e sotëm, ai ka rezultuar i pastër në 3 shtyllat e vettingut, pasuria, pastërtia e figurës dhe integriteti profesional.
Florjan Kalaja ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe është emëruar në të njëjtin vit në Gjykatën e Vlorës.
Në vitet 2016-2019, ai ka punuar edhe si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë, ndërsa aktualisht e ushtron funksionin si gjyqtar i deleguar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
Bravo, te tille magjistrate i duhen Shqiperise. I ndershem, i ditur dhe elokuent.
Përgjigju