Vettingu në polici, 3 drejtues të Lartë të Policisë dhe AMP-së dalin para trupës Vlerësuese

17 Dhjetor 2023, 13:04| Përditesimi: 17 Dhjetor 2023, 14:27

  • Share

Duke nisur nga nesër, datë 18 dhjetor ora 09:00, do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, të cilat që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Ministria e Brendshme bën me dije se janë 3 drejtues të lartë të Policisë dhe AMP që do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese. Një prej tyre do të jetë Edmond Sulaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në Policinë e Shtetit. Trupa e Vlerësimit: Arben Sefaj, kryesues, Denisa Sina, relatorë dhe Suela Bulku, anëtare.

Seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median.

'Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit po kalon në një fazë të re. Javën e ardhshme, duke nisur nga data 18 dhjetor, ora 09:00, do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Janë 3 drejtues të lartë të Policisë dhe AMP që do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese. Seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median.

Për më shumë detaje ndiqni faqen zyrtare të Agjencisë:  http://www.amp.gov.al/' njofton Ministria e Brendshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kuriozi: 24/12/2023 13:51

    Po trupen vleresuese , kush e vlereson ?!? Dmth kush ja Ben vetingun trupew vleresuese, dhe me rradhe , kush vlereson ata qe I bej e vleresimin trupes vleresuese, dhe me rradhe , ?!?!

    Përgjigju
  • Anita: 18/12/2023 00:51

    Ju nuk beni asgje se i doni per votive por mos u merzisni se erdhi 2025

    Përgjigju
  • Agron: 17/12/2023 16:54

    Ju ne dallim me kohen e sali berishesh keni dicka plus se beni sikur punoni dhe jeni te ndershem ne fakt jeni njesoj ne mos me keq,por ju te ofendoni inteligjencen te pakten sala i bente pislliqet hapur dhe nuk jepte llogari.jeni bere qenie super te peshtira dhe vetem vidhni e vidhni dhe su ngopet.

    Përgjigju
  • Shkodër: 17/12/2023 13:28

    Suksese Edmond Sulaj!! Në të tre aspektet je kalues me notë maksimale!

    Përgjigju
    • Hamit: 19/12/2023 08:26

      Do jete proces i rregullt kur te kene ikur 90 % e tyre. Nuk e imagjinoni dot se cfare mostrash jane.

    • Gazepi: 17/12/2023 16:18

      Sidomos tek puna lekeve dhe e enchro-chatit je 1

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?