Efektivë të Policisë së Shtetit

Kronikë

Vettingu në Polici, Hodaj: 11 mijë efektivë afat 1 mujor për vetëdeklarimin

9 Prill 2018, 13:17| Përditesimi: 9 Prill 2018, 13:58

  • Share

Vetting-u në Policinë e Shtetit ka nisur zyrtarisht. 11 mijë efektivët duhet të dorëzojnë formularët e vetëdeklarimit brenda afatit 30-ditor, teksa pritet të ngrihet dhe Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Zv/Ministri i Punëve të Brendshme, Julian Hodaj thotë për ATSH “më datë 5 prill ka hyrë në fuqi zyrtarisht Ligji “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, apo siç njihet gjerësisht Vetting-u në Polici, ku do marrin pjesë 11 000 punonjësit e Policisë së Shtetit… etj.

“Ky ligj parashikon që tashmë të ngrihet dhe Komisioni i Vlerësimit, ndërsa për t’i ardhur në ndihmë punonjësve të policisë për të plotësuar dhe të jenë sa më të qartë për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit janë ngritur grupe pune në të gjitha drejtoritë e policisë në vend, pasi formulari do të plotësohet nga të gjithë punonjësit e policisë pa përjashtim dhe të gjithë duhet të jenë të qartë mbi atë që duhet të deklarojnë.

Fillimisht do të bëjnë vetëdeklarimin 300 punonjësit e policisë të gradës së lartë, për të vijuar më pas me nivelet më të ulëta sipas formulës së parashikuar. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit pritet që nga fillimi i majit, kur të mbyllet procesi i vetëdeklarimit për të vlerësuar figurën e punonjësve të policisë, duke larguar nga radhët e policisë ata që do të rezultojnë me problematika. 

Procesi i vlerësimit në Policinë e Shtetit, SHÇBA dhe Gardën e Republikës, synon të mbështesë pjesën e shëndetshme në radhët e këtyre institucioneve duke larguar pjesën e infektuar dhe që ka probleme me ligjin, duke synuar hedhjen e bazave për të ndërtuar policinë e së ardhmes”.

Julian Hodaj, zv/ministër i Brendshëm

Numri dy i Ministrisë së Brendshme thekson se “procesi mbështet në tre kritere, tek pastërtia e figurës, tek pasuria dhe tek aftësitë profesionale. Ideja është që në vlerësim do të kalojnë të gjithë punonjësit duke nisur nga titullari, deri tek punonjësi më i thjeshtë”. 

"Sistemi i gradave i ndan këta punonjës në tre kategori, grada e lartë ku bëhet fjalë për 300 punonjës, e mesme që e kanë 3 mijë punonjës dhe e ulët ku futen rreth 9 mijë punonjës. Do vlerësohen fillimisht gradat e larta, pra drejtuesit e lartë. Për vlerësimin e gradave të larta, do përdoret një komision që në ligj quhet Komisioni i Jashtëm, që janë anëtarë nga jashtë sistemit të Policisë së Shtetit.

Konkretisht 5 anëtarë vijnë nga ILDKPI, 5 anëtarë nga radhët e pedagogëve, dhe 5 anëtarë përzgjidhen me konkurrim anëtarësh. Në fazë të dytë është Komisioni Qendror i Vlerësimit që do të ketë 45 anëtarë, 30 nga të cilët do të shtohen nga radhët e policisë që e kanë kaluar Vetting-un në fazën e parë. Në fazën e fundit komisioni i vlerësimit do të ketë 135 anëtarë, që do të shtohen nga radhët e Policisë që kaluan me sukses fazën e dytë
”, deklaroi Hodaj.

“Dhe më pas këto komisione pushojnë së funksionuari dhe SHÇBA vijon kontrollet periodike çdo tre vite”, theksoi Hodaj.

Komento

Komente

  • Mikel: 09/04/2018 17:50

    Vetingun filloje nga kusarret xhepistat kontrollore ne portin e vlores me ne krye kryekusarin gent dervishin qe njihet nga te gjith me skandalin e fiks fare me Stelen qe e vran pastaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?