Vettingu në polici/ Konfirmohet në detyrë Drejtori i Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Policinë e Shtetit, Idajet Faskaj (VIDEO)

16 Tetor 2020, 12:34| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 19:03

  • Share

TIRANË- Konfirmohet në detyrë Idajet Faskaj, aktualisht Drejtor i Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Policinëe Shtetit. Ai kaloi me sukses 3 kriteret e vlerësimit të cilat u hetuan nga komisioni i jashtëm i shtetit. Transaksione ekonomike, bankare edhe pronash ndër vite të kryera nga drejtuesi i lartë i policisë kanë rezultuar të ligjshme.

Vendimi për Faskaj u dha brenda ditës në të njëjtën seancë në tëcilën ai u njohë me rezultatet e hetimit për pasurinë , figurën dhe anën profesionale.

Faskaj i cili nga sot mori dritën jeshile të vetingut për të qëndruar në polici ka një karrier të gjatë si drejtues në disa qarqe, kreu i antidrogës si dhe kandidoi për të drejtuar Byron Kombëtare të hetimit.

Pasuria
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Avokati i Popullit dhe dhoma noteriale kanë dhënë shkresat e deklaratës së pagës së Faskajt. Ai ka sqaruar se pas blerjes se tokës ka nisur ndërtimi i banesës në emër të babait, ku ka nisur edhe përpjekja për bashkëpronësi dhe përputhet me deklaratën e të ardhurave. Faskaj ka në pronësi 1/3 e shtëpisë 3 katëshe në Tiranë 511m katror në total. Shtëpia ësshtë ndërtuar privatisht në vite, kursime familjare, emigracion, shitje e farzhit në Lushnje. ASHK, ka konfirmuar bashkëpronësinë e subjektit Idajet Faskaj të vlerësimit me të atin. Shtëpia ka 3 kontrata të energjisë elektrike.

"Unë dhe vëllai jemi bërë bashkëpronar të truallit ku kemi ndërtuar. Babai në 2005 ka bërë kërkesën për legalizim. 3 mln lekë investime që kam deklaruar është deri në 2003 për një kat të mbyllur, ku banonim unë bashkëshortja, babai, nëna dhe vëllai", ka thënë Faskaj.

Të ardhurat janë deklaruar nga bashkëshortja për punimet në banesë, të cilat kanë përfunduar në 2005. "Kati i parë është bërë me kontributin e secilit, pastaj secili ka bërë pjesën e vet, vëllai ende nuk e ka përfunduar"  F. Faskaj, vëllai ka paraqitur dokumentacionin justifikues, ndërsa bashkëshortja ka deklaruar 160 m2 banesë, me kontribut të saj dhe të bashkëshortit.

Mundësia për të kursyer justifikon edhe shlyerjen e mjetit me vlerë 14 mijë euro. Automjeti tip Fiat Uno, i vitit 1996 u ble rreth 50 mijë lekë. Të ardhurat nga paga justifikojnë vlerën e blerjes. Në 2005 blerje me vlerë 250 mijë lekë dhe shitje pas 2 vitesh po me të njëjtën vlerë, marka 'Pegeut 306' viti i prodhimit 1995. ILDKPI, është deklaruar me të ardhurat e bashkëshortes së Faskajt. Blerja e mjetit tip 'Hunday', me vlerë 14 mijë euro, paratë të siguruar nga një i afërm. Rezulton i regjistruar. Bashkëshortja ka deklaruar në 2010 blerjen e mjetit me huamarrje 5 vjeçare, dhe brenda vitit 2010 ka shlyer vlerën 7 mijë euro. Në deklaratën e vitit 2017 nuk ka deklaruar asnjë detyrim për mjetin në fjalë. Shtetasi A.F ka dhënë shumën e huamarrjes, i afërm i tij, i ka realizuar të ardhurat nga emigrimi në Greqi por edhe të ardhura nga aktiviteti i tij.

Nga të ardhurat e bashkëshortes në 2017 janë deklaruar 1 mln e 500 mijë lekë. Deklarimi përputhet me deklarimin e bankës. Alma Faskaj, bashkëpronare e sipërfaqes truall në Lushnje 8200 m2, pasi e kishte trashëgimi nga gjyshi i saj.

62 mijë 600m2 katror truall në Lushnje është e gjyshit të bashkëshortes së Faskajt. Ai ka paraqitur kopjet e lëshimit të trashëgimisë. Nga verifikimet, në emër të bashkëshortes së Faskaj nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme. Bashkëshortja ka deklaruar 1 mln e 300 mijë lekë në bankë. Deri më datë 06.04.2017 vlera e deklaruar në bankë e saj është 1 mln e 300 mijë lekë. Deklarimi është përputhur me përgjigjen e bankës.

Vëllai i Idajet Faskaj ka depozituar 500 mijë lekë në firmat piramidale. Në emër të babait janë regjistruar në 1993 dy apartamente në Lushnje dhe blerja e një mjeti, e ka justifikuar përmes të ardhurave nga puna private. Nga '94 deri në '99 në dokumentacionin për të ardhurat, ka rezultuar se mundësia për kursimin, të jetë rreth 1 mln e 800 mijë dhe kursimet e bashkëshortes, 1mln e 600 mijë lekë. Të ardhurat e deklaruara nga emigracioni për blerjen e truallit, nuk janë marrë parasysh nga trupi gjykues, pasi nuk ka dokumentacion justifikues.

Pastërtia e figurës
Konfirmohet se është i pajisur me certifikatë sigurie tepër sekret. Nuk disponohen të dhëna për procedime penale, nk ka qenë në ndjekje, spiunazh apo terrorizëm. Idajet Faskaj rezulton i padënuar ndonjëherë. Nuk është i regjistruar as ai as të afërmit e tij në veprimtari kriminale, SHISH nuk disponon të dhëna. Avokati i Popullit thotë se nuk ka pasur ankesa.

Udhëtimet e realizuara
Nuk janë konstatuar shpenzime, udhëtime apo shoqërime të papërshtatshme. Totali i pikëve në shërbimet e policisë që ka marrë Idajet Faskaj kanë qenë 28 pikë, maksimumin e vlerësimit. Cilësi të larta të etikës, i besueshëm dhe i përpiktë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lulzim Musaku: 06/08/2024 06:14

    Eshte vertet nje nga kuadrot me te mire ne policin e shtetit.

    Përgjigju
  • Alfons: 16/10/2020 14:33

    Ore komision i jashtem i tualetit ,a e lexoni ligjin nr 12/2018 te vetingut qe thote quhet ne rregull kush justifikon 50% te pasurise ,kjo per arsye qe eshte deklarimi i pare i punonjeave te policise dhe kane nje jete qe punojne prr ato shtepi dhe ekonomia ka qene dhe eshte informale,prandaj pse beni kot show ne kuptim te ligjit vetingun ne polici e kalojne te gjithe ,dhe ata qe do ngelni ju do ju kthehen me vendim gjykate.

    Përgjigju
    • Meni: 16/10/2020 19:10

      Një kuadër shëmbull, punëtor dhe i pa buj. Aaaaah, ti kishim të paktën 25 % kështu drejtuesit e policis. Gjithsesi urime për njerëz me këtë nivel e reputacjoni.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?