Vettingu në polici, konfirmohen në detyrë Zenel Hyka dhe Arjan Muça

2 Shkurt, 10:20| Përditesimi: 2 Shkurt, 15:29

  • Share

Zenel Hyka, me funksion Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është konfirmuar në detyra nga vetingu në policinë e Shtetit.

Po ashtu edhe Arjan Muça, me funksion aktual Drejtor, në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është konfirmuar në detyrë.

Pas rinisjes së procesit të vetingut në Policinë e Shtetit, mesatarja e vendimeve të trupës së vlerësimit anon më shumë tek konfirmimet në detyrë se sa te përjashtimet apo dhe ndërprerjet e procesit.

Mesa duket shumica e drejtuesve të policisë apo dhe Gardës së Republikës plotësojnë tre kriteret, atë të pasurisë, profesionalizmit dhe integritetit në detyrë.

I vetmi, ish-drejtori i Shërbimeve Mbështetëse në Policinë e Shtetit, Theodhori Gravani, ngeci në procesin e vettingut në Polici. Edhe pse arsyet nuk janë thënë lidhur me rastin, pritet që AMP të bëjë publike se përse Gravani u përjashtua.

Më 23 janar AMP ka mbajtur seancë publike edhe për Edmond Rizajn, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, vendimi për të cilin pritet të jepet në ditët në vijim.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?