Vettingu në Polici po ecën me ritme të ngadalta, prej vitit 2019 vetëm 56 efektivë të filtruar, 25 prej tyre vitin që lamë pas

4 Janar 2022, 16:06| Përditesimi: 4 Janar 2022, 16:48

  • Share

Nëse vettingu në sistemin e drejtësisë ka ecur me ritme më të shpejta dhe tashmë një numër i madh gjyqtarësh dhe prokurorësh kanë kaluar në filtër, ndryshe ka ndodhur me vettingun në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe SHÇBA.

Në vitin 2021 në vetting kanë kaluar vetëm 25 efektivë, 19 prej të cilëve nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave dhe 9 nga kupola e Policisë së Shtetit.

Që prej datës 21 nëntor 2019 kur u dha vendimi i parë i Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit për Oltion Shehun, e deri në fund të 2021-shit janë firmosur 56 vendime në vetting, 40 prej të cilëve në Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës dhe 16 në SHÇBA. Pjesa më e madhe e vendimeve kanë qenë konfirmime në detyrë, ndërsa qindra efektivë janë në pritje për t’iu nënshtruar këtij procesi.

Që prej nisjes, vettingu në Polici është shoqëruar me ngërçe të shumta. Kjo e detyroi Kuvendin të vendoste ndërprerjen e filtrimit të punonjësve të policisë dhe gardës, për t’u përqendruar vetëm tek punonjësit e SHÇBA-së. Këta të fundit, do të marrin më pas në dore filtrimin e punonjësve të Policisë dhe Gardës.

Edhe procesi për filtrimin e SHÇBA-së ka pasur vonesa të shumta, duke filtruar vetëm 16 nga 40 efektivë. 24 të tjerët do të kalojnë në këtë proces gjatë këtij viti.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi: 04/01/2022 19:28

    Vettingu ne polici nje proces shume i rendesishem por qe eshte lene pa asnje mbeshtetje nga ambasada usa, Pameca, etj. Qeveria nuk i jep vemendje se thote ata jane te pavarur. Por urojme qe kete vit ti jepet vemendje dhe ata njerez qe kryejne vettingun te mbeshteten realisht dhe mos lihen vetem para cdo presioni dhe me e keqja neser te nxirren te papune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?