Politikë
Top 24

Vettingu në politikë, Basha i kërkon ndihmë zyrtares amerikane për nismën e opozitës

19 Shtator 2018, 18:21| Përditesimi: 19 Shtator 2018, 18:30

  • Share

TIRANE- Zv. Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit, Elisabeth Millard po zhvillon një vizitë në Shqipëri, ndërsa mesditën e sotme është pritur në një takim nga kryetari i PD, Lulzim Basha. Kreu i opozitës e njohu Elisabeth Millard me nismën e opozitës për vettingun e politikës, që sipas tij synon pastrimin e Parlamentit, Qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore nga politikanë të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Basha kërkoi edhe ndihmën dhe mbështetjen e SHBA në këtë proces, që e cilësoi si jetik per vendin.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të PD, Basha nënvizoi se ky është një proces pastrimi, që nuk pengon hetimet e drejtësisë për politikanët dhe zyrtarët e lartë. “Në një vend ku krimi dikton vendimmarrjen nuk mund të flitet për institucione të pavarura dhe standarde demokratike”.

Lideri i PD u shpreh se ‘Lidhjet e politikës me krimin janë kthyer në shqetësimin kryesor në vend sepse sot kriminelë dhe banda të rrezikshme kontrollojnë qeverisjen dhe përfitojnë shumicën e parave dhe aseteve publike’.

Basha vijoi më tej duke theksuar se ‘ndonëse ligji i dekriminalizimit, që u realizua falë këmbënguljes dhe vendosmërisë së PD, nxori jashte institucioneve 333 persona  me rekorde kriminale, sot lidhja krim-politike ka gjetur forma te tjera për të qenë në krye të institucioneve vendimmarrëse nga Kuvendi dhe Qeveria, në bashki, polici e kudo’. Elisabeth Millard gjatë vizitës në Tiranë takoi edhe Presidentin Meta dhe zyrtarë të tjerë të shtetit.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Highlanderi: 19/09/2018 23:41

    Vrasesi Basha hajduti basha kerkon ndihme per vetting ne politike. Kesaj i thon pirdh se lirohesh lamash i Berishes.

    Përgjigju
  • bledi 1: 19/09/2018 18:40

    ndoshta noj zyrtare e trump trapit me lidhje ruse, ju shlon muhabeti

    Përgjigju
  • populli: 19/09/2018 18:32

    more plere po pere 21 janarin,e rrugene e kombite qe e masakrove i fole

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?