Politikë

Vettingu në politikë, Basha: Rrëzon murin e korrupsionit që vret demokracinë! I hap rrugën Shqipërisë drejt BE

14 Nëntor 2021, 08:48| Përditesimi: 14 Nëntor 2021, 08:52

  • Share

Vettingu i politikanëve është një nga shtyllat kryesore ku po përqendrohet aksioni i opozitës . Për këtë Lulzim Basha ka vendosur që çdo mëngjes të flasë për vettingun në politikë dhe se të theksojë nivelin e korrupsionit në vend, ku premton se përmes propozimeve të tij për pastrimin e klasës politike kjo do të marrë fund.

Sipas Bashës, Shqipëria është vendi i parë në Europë për korrupsionin në nivelet qeverisës dhe se vettingu në politikë do i jap zgjidhje këtij problemi që po cenon sigurinë dhe demokracinë në vend.

"Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë. Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së", shkruan Basha.

Megjithatë ky mesazh i Bashës duket se nuk adresohet vetëm për qeverinë por edhe për Sali Berishën, i cili është shpallur 'Non Grata' nga SHBA-ja për korrupsion të lartë dhe minimin e demokracisë.

Për pastrimin e politikës, Basha kërkon vetting për politikanët, ku pas dorëzimit të amendamentit në Kuvend diskutimet mes pozitës dhe opozitës po zhvillohen në Këshillin e Legjislacionit lidhur më këtë propozim. Kjo nismë është e ngjashme me vitin 2018, që u kritikua dhe u hodh poshtë nga Komisioni i Venecias, duke vënë në diskutim vlerën e propozimit dhe theksuar rrezikun për shkeljen e të drejtave të themelore. Po Basha ka bërë disa ndryshime në nisëm e 2018 dhe e ka propozuar sërish si pjesë e ndryshimeve Kushtetuese që propozon PD-ja.

Komento

Komente

  • Endri: 14/11/2021 10:31

    Te qeshesh a te qadh kur degjon te flase per veting njeriu qe e ka shtyre me raporte mjekesore per t’i shpetuar gjyqit. Sa gjynahe ke ti mer hajdut. Mjer PD me ke perfaqesohet se sa per KM nuk behesh ndinjehere ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?