Vettingu në polici/ Konfirmohet në detyrë Arben Dashi

4 Mars 2020, 14:27| Përditesimi: 4 Mars 2020, 14:30

  • Share

TIRANE - Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Arben Dashin me funksion Drejtor i Drejtorisë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Sipas komisionit Dashi rezultoi i pastër në të tre kriteret e vlerësimit atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Trupa gjykuese e vettingut që vendosi konfirmimin e Dashit në detyrë përbëhej nga Marjeta Gjelaj, Ela Kerka, Ana Kapaj, të cilët kanë vendosur konfirmimin në detyrë të Dashit.

Arben Dashi është pjesë e policisë së shtetit që  prej vitit 1985. Më herët ai ka mbajtur postin e drejtorit të Krimeve të Renda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit . Ndërsa në 2014 ai u komandua në postin e drejtorit të policisë së qarkut të Tiranës duke zëvendësuar në atë post Ardian Çipën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?