Kronikë

Vettingu në polici/ Konfirmohet në detyrë drejtori i monitorimit në SHÇBA, Florian Sulejmani

27 Dhjetor 2019, 14:25| Përditesimi: 27 Dhjetor 2019, 14:30

  • Share

TIRANE- Drejtori i Drejtorisë së Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm Florian Sulejmani ka kaluar vettingun.

Ai është konfirmuar në detyrë nga Komisoni i Jashtëm i Vlerësimit. Vlerësimi i tij u bë në bazë të kriterit të pasurisë, kontrollit të figurës si dhe vlerësimit të aftësive profesionale.

Njoftimi i plote

Konfirmohet në detyrë drejtori i Drejtorisë së Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm, SHÇBA, Florian Sulejmani

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi sot në detyrë Florian Sulejmanin, Drejtor i Drejtorisë së Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm, SHÇBA.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar më 20 dhjetor, Sulejmani u përballë me gjetjet e Komisionit (KJV), lidhur me vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figures si dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës, bazohet në parimin e ligjshmërisë, të barazisë përpara ligjit dhe të proporcionalitetit, duke garantuar të drejtën e punonjësve për një proces të rregullt ligjor.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?