Gjykata e lartë

Vettingu pengon ngritjen e Gjykatës së Lartë, KLGJ kërkesë: Ecni shpejt për 6 kandidatët gjyqtarë

26 Shtator 2020, 12:43| Përditesimi: 26 Shtator 2020, 12:58

  • Share

Procesi i ngadaltë i vettingut po ndikon në plotësimin e vakancave të krijuara në gjykata përfshi edhe të Lartën. 23 kandidatët që kanë aplikuar për Gjykatën e Lartë, 6 prej të cilëve nga radhët e gjyqësorit, ende nuk e kanë kaluar vettingun.

Pritet që në mbledhjen e javës së ardhshme Këshilli i Lartë Gjyqësor  të marrë në shqyrtim dy kandidatë të cilët i kanë kaluar të gjitha fazat e verifikimit dhe do të emërohen. Kështu, dyshja e re e pritshmë në Gjykatën e Lartë do ta çojë në pesë numrin e gjyqtarëve , nga 19 që duhet të jenë në total.

Ndërkohë gjykatat që kanë mbetur pa gjyqtarë në rang vendi janë ajo e krimit të organizuar, e Apelit pranë GJKKO, gjykata e Apelit Administrativ dhe gjykata e Apelit Shkodër, Korçë, Gjirokastër.

Pritet që KLGJ të fusë në sistem edhe 17 nga 19 magjistratët e sapodiplomuar, ndërsa 2 të tjerë janë ende në proces verifikimi për pasurinë, integritetin moral e profesional.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 26/09/2020 13:22

    Mazhoranca ashtu si tere KLANSEKTI PS,PD,LSI ka bere lligarite per te realizuar thenien e vjeter te popullit:"FJALEN E MIRE DHE GURIN NE TRASTE".PRANDAJ GODITJA POLITIKE,MORALE DHE LIGJORE DUHET TE FILLOJ SA ME PARE DHE TE JETE E PERQENDRUAR,PA PIKEN E MESHIRES MBI KETE KLASE POLITIKE-BISHA E TMERRSHME JETE@SHPRESE VRARE.NESE DO MBYLLET VITI 2020 ME KETA KANTAUTORE DHE ME KETE ORKESTER,FUNDI TRAGJIK I SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE ESHTE NENSHKRUAR.DY DUAR PER NJE KOKE!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?