Ekskluzive/Raporti i ILDKP: 609 'njësi spiune' në shtet e privat, zyrtarët 80 mln € pasuri të pajustifikuara

22 Qershor 2018, 10:42| Përditesimi: 22 Qershor 2018, 15:36

  • Share

Spiunët brenda kompanive private apo zyrave shtetërore, të njohura me ligj si “sinjalizuesit” kanë filluar të funksionojnë, por niveli i denoncimeve ngelet i ulët. Report TV ka siguruar raportin vjetor të ILDKP dorëzuar në Kuvend ku thuhet se janë 163 njësi spiune në shtet, në institucionet  me mbi 80 punonjës.

Numri më i lartë i njësive sinjalizuese i takon sektorit privat, ku janë ngritur 446 njësi spiune në kompanitë me mbi 100 punonjës. Roli i këtyre njësive është të sinjalizojnë raste korrupsioni, evazioni fiskal apo natyra të tjera të shkeljeve ligjore, por ILDKP thotë se gjithsej gjatë një viti janë sinjalizuar vetëm 8 raste të dyshimta.

Të gjitha në institucione shtetërore. Ndërkohë, detyrimin për të ngritur këto njësi spiune, e kanë edhe organizatat e shoqërisë civile, por shumë prej tyre nuk i kanë ngritur ato, ndaj ILDKP raporton se ka gjobitur 140 drejtues organizatash.

Sa i takon kontributit të saj në procesin e vettingut, ILDKP raporton se ka verifikuar rreth 3 mijë persona, gjyqtarë, prokurorë e familjarë të tyre. Ndërkohë, sa u takon zyrtarëve të tjerë jashtë sistemit të drejtësisë, janë gjobitur 296 zyrtarë për mosdeklarimin të pasurisë apo mos justifikim të saj, ndërsa sipas ILDKP, vlera e pasurisë së pajustifikuar të zyrtarëve tashmë ka arritur në 80 milionë euro, nga 1.8 milionë euro që ka qenë në vitin 2014. 

Drejtuesi i ILDKP-së, Shkëlqim Ganaj pritet të raportojë për këto çështje përpara Komisionit të Ligjeve dhe seancës plenare. 
( Kliko këtu ) për raportin e plotë vjetor të ILDKP

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sadiku: 22/06/2018 12:46

    Duhet kontroll i imet i pasurise per cdo kryetar njesie vendore, drejtor ndermarrje shterore ,tatimor,doganier e lart qe nga viti 1992.

    Përgjigju
    • Ooooo Sadik!!: 22/06/2018 13:38

      Pasurine nuk e ka populli dhe administrata por e kane politikanet!!

  • J.C.: 22/06/2018 11:56

    nuk zgjidhet problemi me gjoba. konfiskojani pasurine vetem ashtu mund te behet drejtesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?