Vettingu rrezikon kreun e Gjykatës së Kukësit, ILDKPI: Isuf Shehu fshehu ndërtesën tre katëshe

1 Nëntor 2019, 16:14| Përditesimi: 1 Nëntor 2019, 16:20

  • Share

Isuf Shehu kreu i gjykatës së Kukësit ishte gjyqtari i cili doli në seancën e parë të Vettingut për muajin nëntor, ndërsa kërkoi përjashtimin e trupit gjykues.

Ai po ashtu kërkoi çeljen e hetimit ndaj tij për anën profesionale dhe integritetin e figurës me argumentin se ishin bërë hetime të paplota.

Trupi gjykues ndaj Shehut ishin Suela Zhegu kryesuese dhe Brunilda Bekteshi e Xhensila Pine anëtare. Sipas raportit të ILDKP gjyqtari Shehu kishte probleme me pasurinë si dhe fshehje të një banesë tre katëshe në Kukës.

Nga hetimi komisionit ka rezultuar se Shehu s'ka patur mundësi financiare për ndërtimin e banesës dhe kish një diferencë ekonomike në vlerën e 5.2 mil lekë .Seanca ndaj tij u ndërpre deri sa KPK të shprehet nëse do pranojë apo jo kërkesën për gjykimin e Shehut me një tjetër trupë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?