Gjyqtarja e Gjykatës së rrethit Tiranë, Alma Brati

Kronikë

Vettingu / Seanca dëgjimore për gjyqtaren Alma Brati, KPK: S'ka kryer deklarim të rremë

4 Korrik 2018, 12:49| Përditesimi: 4 Korrik 2018, 12:52

  • Share

Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Tiranë, Alma Brati, ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese përbëhet nga  Pamela Qiko e Lulzim Hamitaj. Vendimi për gjyqtaren Brati do jepet nesër në orën 10:30.

Në seancën e sotme para KPK-së, kandidatja për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit ka kërkuar rikonfirmim në detyrë.

Në raportin e ILDKPKI-së, thuhet se Brati nuk ka fshehur pasurinë, dhe nuk është në konflikt interesi.

KPK ka hetuar veçmas për pasurinë e gjyqtares dhe nuk ka konstatuar fshehje pasurie, çka përkonte me raportin e ILDKPKI-së.

Pasuritë e Alma Bratit janë një apartament banimi 101 metra katrorë, blerë në kontratë shitjeje me rezervë 80 mijë euro, për të cilin ka shërbyer kontrata e kredisë 50 mijë euro. Deri në vitin 2016 detyrimi ishte 6 mln, ndërsa nga tezja e saj kishte një hua prej 25 mijë eurosh. Shtëpinë e dytë e kishte në Durrës, 179 metra katrorë, me kontratë shitjeje në vitin 2002, blerë për 1.9 milionë lekë në bashkëpronësi me ish-bashkëshortin dhe prindërit. Në pasurinë e saj rezulton edhe një makinë Mazda me vlerë 19.500 eur

Pika ku “cënohet” figura e Bratit, janë 5 ankesa të depozituara për pastërtinë e figurës së gjyqtares, por këto të dhëna nuk janë në dorën e KPK-së por e gjykatave më të larta.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?