Gjyqtarja, Ariana Caco dhe bashkëshorti i saj

Probleme me 3 shtyllat e vettingut, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Ariana Caco! Pjesë e trupës gjykuese së procesit të 21 Janarit

7 Tetor 2022, 10:03| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 12:26

  • Share

TIRANË- Gjyqtarja e Tiranës, Ariana Caco është shkarkuar nga KPK ditën e sotme. Caco ka qenë pjesë e trupit gjykues së procesit të 21 Janarit.

KPK e shkarkoi Cacon nga problemet e saj me pasurinë ndërsa kontrolli i është bërë te të treja kriteret e Vetting-ut, profesion, pasuri dhe integritet. KPK konstaton pamundësi financiare për ndërtimin e shtesave në secilën prej këtyre banesave, ajo bashkëngjitur apartamentit në Tiranë me sipërfaqe 68 m2 dhe 70 m2 në Vlorë. Nisur nga mungesa e dokumentacionit për këto dy investime, Komisioni i ka përllogaritur shpenzimet sipas referencave të Entit Kombëtar të Banesave, EKB, nga kanë rezultuar vlera që nuk janë mbuluar nga të ardhurat e subjektit dhe të personave të lidhur.

Po ashtu, janë deklaruar edhe depozita të krijuara me të ardhura nga puna e bashkëshortit të subjektit si avokat, si dhe nga administrimi i pronave të një familje, me vlerë totale rreth 42 milionë lekë.

Ariana Caco e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punon prej më shumë se dy dekadash në Gjykatën e Tiranës.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?