Edmond Islamaj

Kronikë

Vettingu/ Shtyhet sërish vendimi për gjyqtarin Edmond Islamaj

12 Shkurt 2019, 10:02| Përditesimi: 12 Shkurt 2019, 10:16

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë sërish vendimin për gjyqtarin Edmond Islamaj.

KPA e shtyu vendimin për shkak se i la kohë gjyqtarit Islamaj  që të përgatisë mbrojtjen dhe parashtrimet e tij në lidhje materialin ku analizoheshin shpenzimet e tij. Komisioni paraqiti analizën financiare ne tërësi në 18 faqe dhe analizën e shpenzimeve për udhëtimet e kryera nga Islamaj, po ashtu me 18 faqe.Seanca e radhës u caktua në datën 5 mars.

Gjyqtari Edmond Islamaj u konfirmua në detyrë nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 7 shtator por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin me argumentin se nuk ishte kryer verifikim i plotë ndaj gjyqtarit.

Në seancën e Kolegjit, më 12 Nëntor të viti të kaluar Komisioneri Publik Florjan Ballhysa theksoi se ndaj gjyqtarit nuk ishte bërë verifikim sa i takon pasurive të paluajtshme dhe llogarive bankare. Ai ka thënë se çmimi i shitjes së një prone me 1 mijë metra katrorë në Kavajë është blerë nga Islamaj poshtë çmimit të referencës.(lexo ketu)

Komento

Komente

  • Sonila: 01/03/2019 14:05

    Ky eshte hajdut ku i gjeten leket prinderit e tij per te bere dhurata aplartamentet genjeshtar e hajdut.

    Përgjigju
  • sapa: 12/02/2019 18:11

    Kurre ne historine e saj nuk ka qene shqiperia me kriminale se sot!Dhe nuk ka asnje shprese qe te besosh se po fillon te behet dicka!

    Përgjigju
  • erma: 12/02/2019 13:25

    ky qe blen 1000m toke ne bregdet me 1000 euro...oooooooooooooo ZOT!!! VETTING PLERE!!!

    Përgjigju
  • Teke: 12/02/2019 10:51

    Ky finok donte te behej edhe President Turp per keta hajdut ne Gj Larte I kane marre shpirtin popullit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?