Politikë

Vettingu/ Soreca takohet me kryetaren e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

28 Qershor 2019, 11:33| Përditesimi: 28 Qershor 2019, 11:39

  • Share

Po sot ambasadori i BE në Shqipëria është takuar ditën e sotme me kryetaren e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Natasha Mulaj. Mësohet se temë kryesore e diskutimeve ka qenë ngritja sa më e shpejtë e organeve të reja të drejtësisë përmes vettingut të kandidatëve për këto institucione.

Ky takim vjen një ditë pasi kreu i KLP-s Genti Ibrahimi sqaroi se faza e intervistimit dhe pikësimit të kandidatëve që kanë aplikuar për SPAK, Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, do të mbyllet brenda korrikut. 

Lidhur me këtë çështje, Ambasadori i OSBE-së, Benrd Borchart ka zhvilluar një takim me Prokuroren e Krimeve të Rënda, Donika Prela. Në këtë takim edhe një memorandum "mirëkuptimi", qëllimi i së cilës është përcaktimi i bashkërendimit të angazhimit të Palëve në lidhje me termat dhe kushtet për të cilat  bien dakord OSBE dhe  Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?