Politikë

Vettingu 'sorosian'? Deputetja e PS-gjyqtarit të Vlorës: Argument qesharak!

31 Maj 2018, 18:53| Përditesimi: 31 Maj 2018, 23:05

  • Share

Deputetja socialiste Klotilda Ferati i ka cilësuar qesharake akuzat e gjyqtarit të Vlorës, Ken Dhima, i cili ka thënë në mbledhjen e KLD se Vettingu është vepër e Soros-it. E ftuar në emisionin "45 minuta" në Report Tv, ligjvënësja socialiste tha se Vettingu është reformë e politikës shqiptare, ku për ndryshimin e Kushtetutës në korrik 2016 votuan 140 deputetë të Kuvendit.  

Këto janë argumenta qesharake. Vettingu nuk është një reformë e një instjtuycioni të caktuar, por reformë e politikës shqiptare. Kushtetuta u ndryshua me votat e të gjithë deputetëve dhe ka arkitekturën e të gjithë reformës në drejtësi e monitoruar nga ndërkombëtarët. Të thuash që është 'sorosiane' misioni EURALIUS do ndjehej krejtësisht jashtë kësaj reforme. Ky është një argument krejtësisht qesharak. 

Klotilda Ferati, deputete e PS

A ndikon Vettingu në punën dhe performacën e gjyqtarëve?
Klotilda Ferati: Nuk ndikon. Gjyqtarët e ushtrojnë detyrën njësoj si më parë. Nëse nuk e kalojnë procesin, ata nuk do punojnë më. por vettingu nuk e pengon punën e tyre, mund të bëjnë detyrën njësoj. A kanë ngarkesë? Po, kanë ngarkesë por kjo është çështje tjetër dhe ka të bëjë me ndarjen e profileve në Gjykata. Do doja që shtatori të na gjente me organe të ngritura si KLGJ dhe KLP dhe më pas të fillonim me ngritjen e organeve të reja. Në fakt, organet e Vettingut duhet të ecin pak më shpejt.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?