Vetingu/ Test droge krerëve të policisë, nëse rezultojnë pozitiv nuk ka shkarkim automatik por ‘rrethanë rënduese’! Verifikimi i figurës që nga 2008

13 Prill 2023, 16:00| Përditesimi: 13 Prill 2023, 16:15

  • Share

Drejtorët dhe shefat e Policisë që do të kalojnë në vetting nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, do të testohen për lëndë narkotike. Në ndryshimet ligjore që tashmë në fuqi parashikohet që paralelisht me hetimin e pasurisë dhe aftësisë profesionale, në pastërti figure do të jetë testimi për drogën. Mbetet e paqartë nëse ky testim do të bëhet nga vetë AMP, apo rezultatet do të dorëzohen vullnetarisht nga secili prej rreth 300 drejtorëve dhe shefave të bluve.

Megjithatë rezultati eventual pozitiv për drejtuesit e policisë për përdorim droge nuk është automatikisht një arsye për shkarkim por një rrethanë rënduese. Pra, nëse një drejtues policie rezulton përdorues droge kjo nuk është automatikisht arsye për t’u shkarkuar.

Përveç drogës, kalimi i vlerësimit kalimtar të policëve nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit në AMP, vjen edhe me risi të tjera. Nëse KJV kishte mandat të limituar, AMP do të kryej vetting në mënyrë periodike, çdo 5 vjet për subjekt, vetëm për gradat më të larta, jo më për punonjësit e thjeshtë të policisë. Subjektet që kanë kaluar në vetting nga KJV, do të rihyjnë në proces kur të plotësojnë 5 vjet.

Për shembull, kryepolici i Tiranës, Tonin Vocaj, që ka kaluar me sukses në filtër në fund të dhjetorit 2019, do t’i nënshtrohet procesit në 2025-ën. Për ata që do të kalojnë në vetting për herë të parë, do të verifikohen që në vitin 2008.  Për t’i dhënë më shumë besueshmëri procesit, verifikimi i pasurisë nuk do të bëhet nga vetë AMP, por tashmë është ngarkuar Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, i cili pasi kryen të plotë hetimin, e dërgon në AMP, e cila e paraqet në seancën publike. Pak ditë më parë u hodh shorti për 36 subjektet e para që do të hetohen, mes tyre drejtues departamentesh në Drejtori të Përgjithshme dhe drejtues qarqesh.

Por, pse dështoi Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit me vetting-un në Policinë e Shtetit?
Një prej shkaqeve kryesore që u pa e arsyeshme shkrirja e KJV ishte vonesa shumë e madhe në proces. Në 4 vite, ky komision përfundoi vlerësimin kalimtar vetëm për 71 punonjës policie, dhe për të kryer këtë proces të plotë do të duheshin dekada pasi fillimisht në filtër të vetting ishin parashikuar rreth 12 mijë policë në të gjithë vendit.

Vetë KJV ka argumentuar se vonesat kanë ardhur për shkak kohës së gjatë që institucionet kanë kthyer përgjigje në kuadër të verifikimeve. Një raport i GRECO në Këshillin e Evropës, ishte një tjetër arsye. Ata i rekomanduan qeverisë shqiptare kufizim të subjekteve për t’u filtruar në vetting, duke u përqendruar tek nivelet menaxheriale, në strukturat me risk të lartë korrupsioni, në rastet e ngritjes në detyrë, të ecurisë në karrierë dhe rritjes në gradë.

Ndryshime në Ligjin për vettingun në polici

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi: 14/04/2023 10:20

    Do na lini pa polica e shefa se te gjithe drogagjinj jane 100%

    Përgjigju
  • Fofo: 14/04/2023 08:40

    Ptfuuuuuuuu neveri pa fund

    Përgjigju
  • Iris: 14/04/2023 02:46

    Klasifikimi si /rrethane renduese/ per daljen /pozitiv/ per droge,me kujton rastet e prifterinjve katolike ne U.S te akuzuar per pedofili, te cilet Vatikani vetem sa i transferonte sa nga nje famulli,apo dioqeze ne tjetren dhe ata vazhdonin zakonin derisa u be skandal.N.q.s.keta punonjes policie nuk kane dale ne terren ku kapet e asgjesohet droga e si pasoje nuk kane thithur tymin e saj,nuk ka pse te kursehen e te mbahen ne detyre.

    Përgjigju
  • Polici: 13/04/2023 22:16

    Kjo eshte intriga e radhes dhe shemtija e ketij vendi duke thene qe Vetingu behet me trasparence, e kush do ta bej AMP me ata cunat e gjobave dhe organizimit te puneve te perbashketa?? O zot kur do marrin fund keto intriga te shemtuara se po na vjen me vjell kur i lexojm

    Përgjigju
  • Altin: 13/04/2023 16:53

    Do ngelin te ndershmit ose ata qe kane vjedhur me pak dhe nuk e kane ngjyer rroten me lart , ky vend ka marre nje tatepjete te frikshme . Ju hiqen certifikatat e sigurise oficereve te ndershem se shkruan ndonjeri ndonje pusulle anonime andej nga Shish e Amp e mbahen ne poste drejtuese njerez te listave te hashashit te 2016 e qe kane nga 10 shtepi , vila e lokale .Ta gezojme o shoke vetingun .

    Përgjigju
  • Ani: 13/04/2023 16:16

    Po deputeteve pse sua bejne qe kane ne dore shume me teper se policet ?

    Përgjigju
    • Turp: 13/04/2023 17:34

      Asnje nuk e kalon dot vetingun me rregulla asnje. Kjo eshte thjesht sopata qe bie mbi koken e atij qe nuk eshte me ramen. Njelloj si ne drejtesi.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?