Me 4 prokurorë më pak vetëm në javët e fundit, pjesë më e madhe e tyre për shkak të vetting-ut, organi i akuzës në Elbasan ka krijuar situatë kaotike, problem që e vuajnë qytetarët që presin drejtësi. Prokuroria e Elbasanit, aktualisht, bashkë me drejtuesin ka 6 prokurorë, ndërsa në gjendje normale duhej të ishin 20 në organikë. Shqetësimin e ngre kreu i Dhomës së Avokatisë Elbasan, Demir Çiftja.
Për situatën, Çiftja thotë se i janë drejtuar zyrtarisht “qeverisë” së prokurorive, Këshilli të Lartë të Prokurorisë, për marrjen e masave për emërime të reja.
Ndërkohë, vera rrit edhe numrin e seancave, periudhë që përkon me kthimin në atdhe të emigrantëve.
Mungesa ka edhe në trupën gjyqësore të Gjykatës së Elbasanit, nga 20 që duhet të ishin në organikë janë vetëm 11 gjyqtarë.
ME MIRE PAK E SAKTE SE SA LLUMIN...
PërgjigjuZoti Demir! A mbahen hajdutët të lidhurit me bandat kriminale mo? Janë bo gjith miliarderë që nuk dijnë ku i kanë pasurit.
PërgjigjuKan vjedh gruan tende hajdutet