I arrestuar për vjedhje, 31-vjeçari var veten me lidhësen e këpucëve brenda komisariatit në Kavajë! Babai: Polici qensh! Deputeti i PD: S'u vetëvra, u rrah barbarisht nga efektivët

4 Maj 2022, 19:46| Përditesimi: 5 Maj 2022, 07:21

  • Share

KAVAJË- Komisariatet duhet të ishin vendet më të sigurta ku mund t’i ofronin sigurinë e jetës një të arrestuari, por nuk ndodh kështu në vendin tonë. Sot, një tjetër ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Komisariatin e Kavajës, ku një 31-vjeçar ka varur veten me lidhësen e këpucëve. Viktima është identifikuar si Ilvi Meta, i cili ishte arrestuar mesditën e kësaj të mërkure. I riu akuzohej për një vjedhje të ndodhur në 2 prill në një banesë në Kavajë për një makinë qepëse dhe prerëse pllakash. Denoncimi ishte bërë nga pronari i banesës që jetonte jashtë vendit, pasi kishte mësuar që i ishte vjedhur banesa.

Drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës Lorenc Panganika dhe një grup ekspertësh të SHÇBA janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë së Kavajës, për të hetuar ngjarjen. Ndërkohë burime me dije se priten arrestime të policëve që kanë qenë në shërbim në dhomat e paraburgimit.

"Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku ka humbur jetën një shtetas i arrestuar, dyshohet i vetëvarur në qeli, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup të posaçëm hetimor. Shtetasi I.M., 31 vjeç, ishte arrestuar sot me vendim të Gjykatës së Rrethit Kavajë, e cila kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg", mbi dyshimet si autor i disa vjedhjeve. Menjëherë pas marrjes dijeni të ngjarjes, AMP ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave, mekanizmit të ngjarjes, si edhe nxjerrjen e përgjegjësive. Në fund të këtyre hetimeve, AMP do të ketë një komunikim më të detajuar", thuhet në reagim. 

Kjo është ngjarja e rëndë e dytë që ka ndodhur brenda një harku kohor shumë të shkurt. Vetëm pak javë më parë, në 28 mars të këtij viti, një 26-vjeçar i vuri flakën qelisë në Komisariatin e Kamzës, ku për pasojë humbi jetën, teksa 2 të tjerë mes tyre dhe një polic u asfiksuan. Hetimet zbuluan se 2 punonjësit e policisë Hajredin Boja dhe Fatmir Isufi nuk respektuan procedurat për të ndaluarit në Komisariatin e Kamzës duke i lejuar të ndaluarit që të mbante në qeli një çakmak me vete, që shkaktoi një ngjarje me pasoja të rënda.

Pikërisht për shkak të këtyre problematikave, që disa raste kanë përfunduar edhe në tragjedi, Report Tv raportoi më herët se Policia e Shtetit ka gati një godinë të re që do të presë së shpejti të gjithë të arrestuarit dhe ndaluarit e komisariateve të Tiranës, deri para daljes në gjykatë, për t’u mësuar me masën e sigurisë. Kjo godinë, e emëruar “Blloku i Sigurisë” është drejt përfundimit dhe ndodhet ngjitur me burgun “302” në kryeqytet, në rrugën “Mine Peza”, e që sipas Policisë i plotëson të gjitha kushtet. 

1651688715_ilvimeta.jpg

Ora 21:31
Vetëvaret 31-vjeçari në komisariatin e Kavajës, reagon Policia e Shtetit: Nisin hetimet, do verifikohet nëse janë zbatuar procedurat për sigurinë e të ndaluarve

1651692804_ilvi.jpg

Pas ngjarjes së rëndë në dhomat e paraburgimit, kanë nisur hetimet nga një grup i posaçëm hetimor i Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Një grup inspektimi, i përbërë nga specialistë të Departamentit të Sigurisë Publike dhe të Drejtorisë së Standardeve Profesionale është dërguar në Komisariatin e Policisë Kavajë me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano. Grupi i inspektimit do të verifikojë nëse janë zbatuar ose jo procedurat standarde për sigurinë e personave të shoqëruar, të arrestuar dhe të ndaluar nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Ora 21:17
U vetëvar sot në Komisariat, i riu kishte vjedhur një makinë qepëse dhe prerëse pllakash

1651688865_ilvimeta.jpg

I riu akuzohej për një vjedhje të ndodhur në 2 prill në një banesë në Kavajë për një makinë qepëse dhe prerëse pllakash. Denoncimi ishte bërë nga pronari i banesës që jetonte jashtë vendit, por kishte mësuar që i ishte vjedhur banesa.

Ora 20:36
Deputeti i PD: I riu në Kavajë nuk u vetëvra, por humbi jetën nga dhuna barbare e policëve

Deputeti i PD-së, Dash Sula ka hedhur akuza se i riu Ilvi Meta nuk ka vrarë veten, por ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë.

“Kavaja u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku sipas raportimeve të para një 28 vjeçar me inicialet I.S ka ndërruar jetë në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kavajës.  Burimet më konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë. I bëj thirrje Prokurorisë që të zbardhin ngjarjen me profesionalizëm dhe pa lejuar manipulimin e provave. Opozita po ndjek me vëmendje ngjarjen dhe inkurajojmë organin e akuzës që të bëjnë punën në mënyrë të pavarur”, ka deklaruar Sula.

Ora 20:32
Djali iu vetëvar në Komisariatin e Kavajës, babai i 31-vjeçarit: Polici qensh! Ma morën djalin për vjedhjen e një dere alumini

1651689033_ilvimeta.jpg

Agim Meta, babai i vetëvrarit në komisariatin e Kavajës, Ivli Meta tha se djalin e akuzuan për vjedhjen e një dere alumini teksa ka hedhur akuza në drejtim të policisë.

“Polici qensh, djalin e morën paradite e akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. Nuk më kanë thënë asgjë, unë do ta gjej”, mësohet të ketë thënë babai i viktimës për TCH.

Ora 20:22
Report Tv siguron foton, ky është 31-vjeçari që vari veten në Komisariatin e Kavajës

1651688865_ilvimeta.jpg

Report Tv siguron foton, ky është 31-vjeçari Ilvi Meta që vari veten në Komisariatin e Kavajës. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kastriot: 05/05/2022 05:10

    ja dhe k,,, e pds qe i hedhin benzin zjarrit gjithmone

    Përgjigju
  • Gripi: 05/05/2022 00:16

    Polici teresisht e corganizuar dhe e drejtuar keq nga Ardi Veliu nr.2 dmth Gledis Nano dhe akoma me keq politikisht nga nje minister qe luan me deshire rolin e te paaftit. Nuk mjafton arestimi i gardianeve. Duhen larguar dhe ngarkuar me pergjegjesi kreret. Ne vrasjen e Klidian Rashes njerezit ju versulen vetem Lleshajt dhe nuk u nxorr pergjegjesia qe nga komandanti i repartit rrugac te shqiponjave e e deri tek drejtori i qarkut. Duhet shkundur nga themelet policia e shtetit, oo kush ta beje? Pula e frigoriferit Nano?????

    Përgjigju
  • Iris: 05/05/2022 00:14

    Dicka nuk shkon ne kete histori:dere alumini,makine qepese,prerese pllakash,rrahje e mundeshme ne komisariat,akuze per vjedhje nga pronari i baneses qe jeton jashte por e dyshon si vjedhes.Cila eshte e verteta?

    Përgjigju
  • Kavajsi: 04/05/2022 23:03

    Qofsh i Xhenetin o Igli dhe te gjith te njohim gjithmon me ty u ferkonin policet se ske mbeshtetje dhe lek por mesa te njohim ti kurr nuk vrisje veten per kto karlliqe po she para ca javesh ishe bo aperim po kush te beson dhe normal te kan von dor ca idionta kalamoj qe i kan von statusin agjent dhe hypin perpjet dhe kur gjejn bojn i mar me vet o iGli

    Përgjigju
  • Polici: 04/05/2022 22:45

    Sander Lleshaj u tregua burre zamani kur dha doreheqjen menjehere sapo mori vesh per vrasjen e te ndjerit Klodian Rasha nga polici

    Përgjigju
  • 0708: 04/05/2022 22:29

    Tradite Turko-Shqipatare.Po nuk u hoqen kto shprehjet idiote nga goja e shqipareve qe kan 600 vjet qe qarkullojne dhe ju pasohet brezave me mburrje si 1-DAJAKU KA DAL NGA XHENETI dhe 2-AI SI TE DON TE RREH ose 3-GRUJA ASHT PER TU RRAH(kte shprehje kan perdor policet ne Kamze para disa vitesh kur nje gru ka shku me ba denuncia dhe nuk e kan marr ne konsiderate).

    Përgjigju
  • Alb: 04/05/2022 21:33

    Po pse do varte veten ky me lidhese kepucesh pikerisht ne komisariat. Pse nuk hetohet ngjarja dhe nga gazetaret ai munde te jet vrare brenda ne ambientet e komisariatit.

    Përgjigju
  • Koli: 04/05/2022 20:47

    Po bejuni nje trajnim policeve, se edhe kontrolli ne deren e stadiumit eshte me i sakte se ky ne komisariate. I lehtr dheu, dhimbje e madhe, cun i ri.

    Përgjigju
  • Helidoni: 04/05/2022 20:43

    Shtet maskarenjsh,,,,,edhe mund ta kene rrahur...

    Përgjigju
  • Drini: 04/05/2022 20:31

    Shkarkoni Drejtorin e Policise ne Tirane, Lorenc Panganika. Nuk ka piken e autoritetit per te mbajtur nen drejtim nje qark te madh si Tirana. Kjo eshte vdekja e dyte brenda 1 muaji.

    Përgjigju
  • Arbërori: 04/05/2022 20:23

    Pushtet kriminelësh, sa mjerim qfar katastrofe për këtë popull të mjerë .

    Përgjigju
    • @Arben: 04/05/2022 23:42

      @Arben o të shkë....efsha familjen dukesh që të q..në ndonjë familjare pushtetarët dhe të ndodhtë ty ajo që i ndodhi këtij babai.

    • Arben: 04/05/2022 22:24

      Qa thua o arberor ?! Ky shteti që thua ti eshtë shteti i yt dhe i imi. Ky pushteti eshtë me i drejti që une mbaj mend ne 50 vitet e fundit, apo do ndonje enver apo ndonje sali dhe ta tregojne ato pushtetin ty. Megjithate ky pushtet ka nevoje të permiresohet nga ne të gjithe nga ty dhe nga une. Kalofshi mir dhe leht dheu atij djalit dhe haram atij babait që i duket se vjedhja e deres se aluminit eshtë gjë e vogel, edukata familjare eshtë ajo cfare shikojme si pasqyre tek njerzit. KLM Arben

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?