Vezë me kunguj e domate
Përbërësit:
- 5-6 vezë
- 4 kunguj
- 4 domate
- 2 thelpinj hudhër
- 60 gr gjalpë
- 4 lugë vaj ulliri
- 1 degëz borzilok
- Kripë e piper i zi
Përgatitja:
Në një tigan të madh me gjalpë dhe vaj ulliri skuqim pak hudhrën, shtojmë kungujt dhe i kaurdisim për 3 minuta në zjarr mesatar. Shtojmë domatet e prera në kubikë dhe vijojmë me kaurdisjen. Largojmë hudhrën dhe rregullojmë shijen me kripë e piper. Në një tigan tjetër tresim pak gjalpë dhe hedhim vezët e rrahura lehtë. I trazojmë për 2-3 minuta, derisa të ngurtësohen. Kontrollojmë shijen për kripë dhe i vendosim vezët në një pjatancë. Shtojmë kungujt dhe domatet, i spërkatim me borzilok dhe e shërbejmë menjëherë të ngrohtë.
Komente
