Vezë sy me salcë domate
Përbërësit:
- 4 kokrra vezë
- 1 lgj pure salcë domate
- 1 spec i kuq
- Spec djegës
- Lëkurë limoni
- Arrë moskat
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tigan hedhim vaj ulliri, salcën e domates dhe një spec të kuq të kaluar në blender. E trazojmë mirë duke shtuar erëzat bashkë me arrën moskat dhe lëkurën e limonit. Shtojmë pak ujë dhe e lëmë derisa masa të lidhet. Në fund shtojmë vezët, i lëmë të mpiksen dhe e shërbejmë me bukë të zezë.
Komento