Vezë sy me salcë nga zonja Albana

16 Janar, 11:23| Përditesimi: 16 Janar, 11:27

  • Share

Vezë sy me salcë

Përbërësit:

  • 4 vezë
  • 4 lgj vaj ulliri
  • 500 ml kos
  • 2 thelpinj hudhër
  • Kripë, piper
  • Majdanoz / kopër e freskët

Përgatitja:

Përgatisim salcën e kosit duke grirë thelpinjtë e hudhrës dhe duke i bashkuar me kosin. I shtojmë vaj ulliri, kripë, piper, e përziejmë dhe pastaj e vendosim në pjata. Marrim një tigan, shtojmë vaj dhe skuqim vezët. Duhet të kemi kujdes që e kuqja të mos çahet dhe pjesa e bardhë të mos digjet, prandaj skuqja më e mirë bëhet me kapak. Pasi veza është mpiksur i vendosim sipër salcën së bashku me majdanoz të freskët ose kopër të grirë hollë, piper të bluar në çast dhe pak vaj ulliri rreth pjatës.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?