Receta

Vezët e ngjyrosura të Pashkës me dantellë natyre nga zonja Albana

17 Prill, 11:32| Përditesimi: 17 Prill, 11:34

  • Share

Vezë Pashke me dantellë natyre

Përbërësit:

  • Vezë të bardha të ziera
  • Gjethe të vogla (majdanoz, luleradhiqe, etj.)
  • Çorape najloni e hollë ose garzë
  • Litar i hollë ose pe
  • Ngjyrosës natyral (lëvozhgë qepe të kuqe, panxhar, lakër e kuqe, turmerik, etj.)

Përgatitja:

Vendosim kujdesshëm një gjethe mbi sipërfaqen e vezës. Rrotullojmë vezën në një copë najloni të hollë dhe e lidhim fort me pe që gjethja të mos lëvizë. Vendosim  vezët brenda lëngut natyral me uthull për 15-30 minuta, në varësi të ngjyrës që dëshirojmë. Për vezët e kuqe përdorim lëvozhgë qepe të kuqe ose panxhar. Për vezët e verdha përdorim shafran ose turmerik, ndërsa për vezët blu në lejla përdorim lakër të kuqe. Pasi vezët të jetë ftohur, heqim me kujdes najlonin për të zbuluar modelin natyral të stampuar mbi vezë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?