Vëzhgim/ Me qindra hektarë dëmtim, procesionarja po shkatërron pishat në Parkun Kombëtar në Qafështamë

19 Dhjetor 2020, 16:52| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 16:58

  • Share

1608392881_precisionarja.jpg

Ky insekt krijon një mbështjellje të dëmshme në degët e pishave, që çon deri në tharje të plotë të pemës. Pamjet tregojnë qartë dëmin e madh që ka shkaktuar në pyjet halorë të Krujës.

"Zonat e Mbrojtura të Qafështamës,përfshirë dhe Rrushkun e Durrësit rreth 2800 hektar shkon.  Po i dëmton drurët pyjorë, ul gjendjen e tyre vegjetative në raste të veçante dhe deri në tharje të plotë", shprehet Muharrem Loka, inxhinier pyjesh.

Dy janë mënyrat për të luftuar sëmundjen e pishave. Ndërhyrja në terren, duke prere degët e thara ose dezinfektimi masiv nga ajri.

 “Në praktikën tonë është zbatuar historikisht dhe në bregdet gjithmonë edhe në zonë e Qafështamës luftimi mekanik, heqja e qeskave mbasi ato janë formuar, bëhet pasi ato janë formuar, pas muajit nëntor-dhjetor në stinën dimërore", vijon Loka.

Asnjëra prej tyre nuk kryhet prej vitesh, ndaj pishat e reja po thahen njëra pas tjetrës në zonën e Mbrojtur të Qafështamës. Insektet madje mund ti hasësh lehtësisht edhe në anësoret e rrugës së parkut kombëtar. Jashtë kamerave specialistët e Zonave të Mbrojtura thanë se nuk kanë fonde për të luftuar procesionaren.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjosa: 20/12/2020 18:13

    Hidhini ilac,,apo nuk ka????

    Përgjigju
  • Pishtari: 20/12/2020 11:02

    Cdo vit ndodh e njejta gje: procesionarja ben punen e vet, pishat rezistojne sa munden, ne njerezit e thjeshte e shikojme dhe ndjejme keqardhje, ndersa AKBN apo ndermarjet pyjore bejne tendera e pervetesojne leket. Cikli perseritet cdo vit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?