Prej viteve ’90, të gjitha mbetjet urbane të qytetit të Tepelenës dhe fshatrave përreth depozitohen në brigjet e lumit Vjosë.
Në Tepelenë, tek ish-nënstacioni, u rikthyem bashkë me një grup ambientalistësh dhe gazetarësh vendas e të huaj. Asgjë nuk ka ndryshuar gjate dy viteve të fundit, edhe pse Vjosa mori statusin e Parkut Kombëtar.
Leonard Sonten, menaxher projekti në “EuroNatur”, i tronditur tha se ky landfill duhet mbyllur menjëherë pasi shkakton ndotje të ujit dhe tokës.
“Për mua është hera e parë që vij këtu dhe është shumë shokuese. Një grumbull i madh plehrash, të pa menaxhuara që fluturojnë ngado, era i hedh në lumë. Kimikatet nga nëntoka rrjedhin në ujë, dhe kafshët konsumojnë kete ujë të ndotur. Është katastrofë e madhe! Gjëja më e çmendur është se Qeveria po ndërton një qendër për vizitorët me emrin ‘Vjosa Park Kombëtar’. Pikërisht këtu në krah të plehrave! Shpresoj shumë që qeveria shqiptare të veprojë shpejt për të mbyllur këtë landfill”, tha Leonard Sonten.
Edhe Olsi Nika, drejtues i “Eco-Albania”, i cili shpeshherë ka ngritur zërin për mbrojtjen e Vjosës, thotë se këto problematika ia ka adresuar Qeverisë por ende s’ka asnjë masë konkrete.
“Këtu është një nga pikat e grumbullimit të mbetjeve gjatë Vjosës që kërkon zgjidhje emergjente. Jo vetëm që ujërat e zeza shkarkohen në Vjosë, por uji devijohet në disa zona, duke krijuar probleme të shumta, të cilat i kemi vlerësuar dhe i kemi adresuar tek qeveria. Është e papranueshme”, tha Nika.
Përveç plehrave, në Vjosë shkarkohen, të papërpunuara, ujërat e zeza të Tepelenës.
Tek ura ikonike e Beçishtit duket qartë shkarkimi nga tubacionet. Sipas gazetarit të “Daily Telegraph”, Nick Squires, qeveria shqiptare duhet të veprojë urgjentisht për ta mbrojtur këtë thesar të natyrës.
“Europa kishte një përshtypje tjetër para dy vitesh kur kërkoi mbrojtjen e lumit të egër por situata në terren është ndryshe nga sa paraqitet në letra. Gjatë këtij udhëtimi kam parë nxjerrjen e zhavorrit, diversifikimin e ujit deri në breg për turizëm, ujërat e zeza që derdhen në lumë, bitum dhe naftë bruto. Ky supozohet të jetë një Park Kombëtar?! Është turp i madh dhe Qeveria Shqiptare duhet të marrë masa sa më shpejt”, tha Squires.
Më herët, gazetarët dhe ambientalistët e huaj vizituan zonat e ndotura në Selenicë, ku derdhen në Vjosë, hidrokrabure e bitum.
Komente

E po sapo e graduam Termet Pecin per /punen e mire/,e zgjodhem deputet./E ndriti/ me pastrimin e pleherave nga Vjosa,tani do te /shkelqeje/ e farfurise Kuvendin me pranine e tij!
PërgjigjuQEVERIA E KA MENDJEN ME VJEDH...AKOMA TEK URA JUVE.....
Përgjigju