Teksa sezoni turistik ka hyrë në pikun e tij, kjo është pamja e Shëngjinit më 22 korrik. Numri i pushuesve është mjaft i ulët krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit kaluar, çka e dëshmojnë dhe çadrat dhe shezlonget e mbyllura. Pushuesit thonë se çmimet janë rritur, ndaj kanë reduktuar ditët e qëndrimit në plazh.
"Do qëndroj një javë! Puna e çmimeve dhe s'kemi kohë, javën tjetër udhëtoj për Gjermani. Çadrat me 700 lek, ndërsa dhoma 25 euro/nata. Çmimet në restorante janë rritur", tha pushuesi nga Kosova.
"Të gjitha janë rritur krahasuar me vitin e kaluar. Vjet kam ndenjur 12 ditë, këtë vit 6 ditë", tha një tjetër pushues nga Kosova.
Ndërsa një qytetar nga Tirana tha se "paguaj 50 euro/nata për dhomën e hotelit, ndërsa çadra kushton 1000 lek". Është rritur dhe nafta për të ardhur nga Tirana deri këtu. Do qëndrojmë 8 ditë nuk e përballojmë më shumë".
Hotelet gjatë muajit korrik po punojnë me 50% të kapacitetit akomodues.
"Janë përgjysmë bosh! Në krahasim me një vit më parë kemi më pak klientë. Arsyeje mund të jetë edhe rritja e çmimeve por ato janë brenda kostove. Në Shëngjin çmimet janë rritur me 20 për qind, sepse me 20-30 për qind janë rritur edhe kostot. Kemi shtuar mëngjesin 3 euro, ndërsa çmimet e dhomave janë njësoj me vitin e kaluar. Nëse rritet kostoja e perimeve në treg, energjia, vaji, etj. normal që rriten dhe çmimet në restorant", tha Zef Shtjefni, pronar i një hoteli.
Operatorët turistikë shpresojnë se Shëngjini do të gjallërohet në gusht, me ardhjen e emigrantëve. Po kështu në Gjirin e Lalsit janë rritur çmimet në hotele dhe shtëpitë që lëshojnë me qira banorët e zonës.
Më konkretisht një dhomë në hotel me 4 shtretër kushton nga 120 deri 140 euro nata, pa përfshirë ushqimin. Ndërsa shtëpitë me qira variojnë nga 70 deri 80 euro nata gjithashtu pa asnjë vakt.
"Jam pushues ditor, vij çdo ditë nga Tirana, nuk kam marrë shtëpi. Çmimet janë rritur si kudo, por nuk janë aq të larta sa në Jug", tha një pushues.
Ndërsa një tjetër shprehet se "kam marrë dy dhoma në hotel 140 euro nata. Çmimet janë të larta, kisha planifikuar të qëndroj 10 ditë, por do të iki më shpejt sepse paratë mbaruan!".
Një çadër dielli me dy shezlongë gjatë javës kushton 800 lekë, ndërsa në fundjavë 1000 lek. Pushimet bëhen edhe më të shtrenjta kur flasim për ushqimin. Çmimet në restorante janë 15 % më të larta se vitin e kaluar.
Pamjet e xhiruara nga Report Tv këtë të premte tregojnë frekuentimin e ulët nga pushuesit të plazhit në Gjirin e Lalësit.
Kam marre per nje jave me qera ketu tek “Gjiri i Lalzit” dhe ..; -Jane shtrenjtuar te gjitha,ne raport me kohen qe po kalojme ( qe deri diku justifikohet nga kriza qe solli lufta ne Ukraine),por mbi te gjitha me sherbimin qe ofrojne.. Kjo eshte diferenca me plazhet italiane,spanjolle,greke apo turke,te cilat cmimet i kane te justifikuar me kohen e krizes,por edhe me sherbimin dhe me standartin e jeteses se tyre. -Papasterti kudo -Shezllonat me drrasa marrin 700 lekshin e 800 lekshin dhe te thyera e te pista. -Po keshtu edhe cadrat me kashte,te gjitha me ndryshk e te palyera -Mungojne koshat e plehrave -Mungojne rojet e plazhit -Ne restorant nuk futesh dot,( provova tre restorante),se pervec cmimeve te pajustifikueshme,ka dhe sherbim te keq,se guzhinieret dhe kamarieret jane amatatore .
PërgjigjuKOT ANKOHENI,,,KU KA PLAZH SI SHQIPERIA....
PërgjigjuTaksite Shume shtrenjt edhe Pse ka elektrike Cmimet hotel shtrenjt Shezlong shtrenjt Pra cdo gje shume prandaj ska turist
PërgjigjuAi plazhi privat cadrat me kashte dhe shezlonget i kishte gjendje vitet e tjera 5 mije ishim mesu tashti 8 mije na largoi ato cadrat e shezlonget nuk kane motorr qe punojne me nafte ose benzine ne gjinin e Lazrit.
PërgjigjuJa Pra pse eshte rritur cmimi i cadrà e,eshte rritur cmimi i karburanteve dhe lufta ne Ukraine. I bej thirrje irganeve qe Kane kompetence per licensen e plazheve:-duke qenese plazhet 100 m nga buza e ujit Jane prone publike dhe shfrytezimit jepet me leje te organit,bashkise,qeverise a kush e Ka,urgjentisht te vendosin cmimi tavan,ose te hiqet licensa per abuzuesit
PërgjigjuDo fillojne pushimet buke djathe domate dhe vrap se iken shoket , me mire keshtu se filluan te kerkojne qiqra ne hell njerezit duhet te ulen me kembe ne toke !
PërgjigjuÇmimet jane gjysme per gjysme me Italinë, nje qe punon neGjermani e nuk perballon 25 euro naten dmth qe punon pak ose i ka ra kuleta
PërgjigjuNuk e ka standartin e Italise prandaj kushton per gjysme, nuk mun te ankohesh nqs dhoma te kushton 25 euro, eshte absurde
Pse mer Bim standartin e Italise ofron Shqiperia? Ketu del kullot akoma lopa ne plazh...