“Që nga muaj mars e deri më tani jemi fokusuar tek pjesa e papunësisë, të marrim masa për të eliminuar këtë efekt negativ. Por prej më shumë se dy muajsh bizneset kanë hasur shumë vështirësi në aktivitetin e tyre, dhe tashmë edhe pse duhet të jenë të hapur dhe në shërbim të qytetarëve, kanë vendosur të mbyllin përfundimisht edhe aktivitetin e tyre. Kjo është gjendja edhe në zonën e ‘Myslym Shyrit’ në Tiranë, një nga zonat me aktivitet ekonomik shumë të lartë, ku shumë biznese kanë mbyllura qepenat dhe ato ambiente që përdoreshin më parë, tashmë ose janë në shitje ose jepen me qira”.
Mbyllja e bizneseve në qendër të vendit, është një sinjal, pesimizmi për ekonominë e vendit, e cila pritet të ketë një rimëkëmbje shumë të vështirë sipas parashikimeve të deritanishme.
Ulja e qepenave nga këto biznese që janë kryesisht të veshjeve lidhen me një sërë faktorësh. Fakti kryesore është ulja e fuqisë blerës për shkak të pandemisë COVID-19, që vjen si rrjedhojë e uljes së të ardhurave në xhepat e qytetarëve. Një tjetër faktor që ndikon në mbylljen e bizneseve është dhe mbetja e mallit stok në dyqane dhe magazina, gjatë kohës që aktivitetet ishin të mbyllura.
Jashtë vëmendjes nuk mund të lihet edhe fakti që qiratë në këtë zonë janë shumë të larta dhe jo të gjithë qiradhënësit kanë shtyrë pagesën e tyre, në një kohë që biznesi ishin mbyllur. Të gjitha këtë faktor kanë çuar në krijimin e vështirësive financiare për ata.
Vetëm me një vëzhgim të thjeshtë në këtë zonë, mbi 20 biznese kanë ulur qepenin dhe biznesi është vënë në shitje.
Një efekt i tillë, në një kohë shumë afatshkurtër, do të sjellë më pak të ardhura në buxhet pasi ulet numri i bizneseve dhe njëkohësisht rritet dhe papunësia.
Tek myslym shyri jane dyqane te vogla ish shtepi qe i bene dyqane,,,duke prishur dhe muret mbajtese te pallateve,,,nuk ka nevoje tirana per aq shume dyqane,,qe fare mire mund te jene ne nje qender tregtare,,jane qendrat tregtare qe do i falimentojne keto dyqane,,jo kriza,,njerezit rendin pas cmimeve te uleta,,,sipas rrogave,,,edhe qirate aty ishin shume te larta 800-900 mijr leke,,,duhen hapur fabrika ,,dhe resorte ne plazh qe te pumesohen njerezit...
PërgjigjuO sindi po ky eshte qellimi i tyre : tju çojne te gjith juve tek qendrat tregtare e ne te na falimentojn!ti thua nuk duhen aq shume dyqane?! Po qendra tregtare qe po hapen dhe neper lagje duhen kaq? Mos mendo se eshte me e lire qeraja neper qendrat tregtare???Nese dyqanet e vogla falimentojne nga konkurenca e ndershme eshte tjeter gje POR ata po falimentohen nga politika e qeveris dhe bashkise!
O te qifsha ropt ty bashk me qendrat tregtare dhe resortet. Se je pjelle e zamirit kerkon te centralizosh pushtetin dhe te ardhurat ne duart e okigarkeve
Mbyllja e ketyre bizneseve ka anen e saj positive.Do ulen qirate,ne se dhenesit me qira duan te ardhura.Ne se nuk do I ulin qirate do ju duhet te paguajne taksen ndaj shtetit per siperfaqen e dyqanit,pra do nxjerrin leke nga xhepi...Keshtu dhe pandemija do kete anene e saj positive... Ky qendrim duhet mbahet dhe nga bleresit e apartamennteve,ku cmimet jane ne stratosphere.Le te durojne pa blere qofte dhe nje vit,e pastaj do shohim se deri ku do ulen cmimet.Askush nuk kerkon te bllokoje nga qarkullimi parate e investuara…
PërgjigjuKovidi ka bere punen e vet dhe pasojat po ndihen dhe do te ndihen! Ishalla sa me me pak pasoja! Por falimentimin e bizneseve ne Tirane e nxit dhe me shume politika e bashkise! Korsite e biçikletave ,mungesa e parkimeve dhe gjobat nga policia bashkiake jane shkaterrim per biznesin e vogel! Rasti konkret eshte dhe rr.Myslym Shyri! Ato biznese jane larguar prej aty pasi u be korsia e biçikletave sepse klientat nuk kane si te ndalojne e parkojne per te bere blerje ne njesite qe ushtronin aktivitete anes rruges!
PërgjigjuPo këtë qëllim kanë me të gjitha veprimet që kan marrë sidomos bashkia ,ato korsitë për bicikleta dukshëm jan vënë me qëllim dashakeq ndaj bizneseve ,dhe kjo mbasi e fishoi taksat.Koronavirusi i vuri vulën se ka mbi 1 vit që eshtë puna shum dobët.