Vëzhgimi i Report Tv, duhani i grirë shitet pa pullë në rrugët e Tiranës! Konsumohet nga rreth 30%, dëm shtetit deri në 80 mln euro

9 Mars, 13:27| Përditesimi: 9 Mars, 13:35

  • Share

Qytetarët shqiptarë konsumojnë mesatarisht 4000 ton duhan në vit ndërsa 1/3 e tregtohet në mënyrë informale. Një vëzhgim i Report Tv konfirmon se fenomeni edhe pse jo i ri vijon të jetë një problem i madh, teksa sasi të konsiderueshme duhani shiten çdo ditë në mes të rrugës.

Shkëmbim malli në mes të rrugës, produkti i futur në thes ndërsa paratë jepen dorazi.

“Rezulton që nga tregtia e paligjshme në rrugët e Tiranës dhe Shqipërisë tregtohen 200 cigare të bëra vetë, që nuk dimë çfarë produkti është, se është duhan i grirë, shitet 6 mijë lekë të vjetra”.- thotë Roland Shuperka ekspert për kontrollin e duhanit.

Tregtari 1: 6 mijë lekë 200 copë.

Gazetari: Janë të gatshme?

Tregtari 1: Po! I bëjmë vetë ne këto, nga shtëpia...

Report TV bëri një vëzhgim në disa zona të Tiranës, ku konstatoi se shumë tregtarë e shesin duhanin e grirë me çmime tepër të ulëta, të ruajtur në kushte jo higjienike brenda thasëve të zinj e të mbështjellë me letër, pa pullë fiskale.

Gazetari: Nga vjen?

Tregtari 2: I Shkodrës. Me 500 gram mund të bësh rreth 500 copë cigare. Edhe këtë t’ja çosh gjyshit e ke super, 8 mijë lekë.

Tregtari 3: E do të mirin fare apo...? Jo duhan, se duhan kam dhe të hapur aty...

(Tregtari e nxjerr duhanin nga qeska e zezë aty ku e mban të mbështjellë me fletë A4 dhe ja shet!)

Duke qenë se ligji aktual nuk ka mundur ta disiplinojë këtë fenomen qeveria ka dorëzuar më shumë se 2 vite më parë një draft të ri në Kuvend, për arsye ende të paqarta, ky draft nuk është diskutuar në komisione e më pas të miratohej në seancë plenare.

Vetë propozuesi i ligji evidenton situatën, kur në relacionin e draftit thuhet se rreth 25-30% e konsumit të duhanit është informal dhe nuk paguan taksa.

Ky duhan informal (duhan i grirë) i shkakton buxhetit një humbje 20-25 milionë euro, ndërsa nëse do të konvertohet në cigare të shitura nga furnizuesit formalë, humbjet për buxhetin e shtetit llogariten rreth 80 milionë euro në vit.

Gjatë vitit 2023 vendi ynë importoi 3186 ton duhan, ndaj edhe duke shtuar pjesën informale konsumi real llogaritet në mbi 4000 ton.

Për ekspertin Roland Shuperka, kjo tregti informale e duhanit dëmton jo vetëm buxhetin e shtetit, por edhe shëndetin e konsumatorëve.

“Këtyre grupeve vulnerabël me të ardhura më të pakta po i japim mundësi të konsumojnë sa më shumë duhan, të sëmuren sa më shumë, të ketë kancer sa më shumë, dhe rezultati është shtrime në spital. Shkaktohet kosto për shtetin, për familjen dhe për individin”.- u shpreh Roland Shuperka, ekspert për kontrollin e duhanit.

Risia e projektligjit të ri do të ishte krijimi i komisioneve të posaçme me përfaqësues të tre ministrive përgjegjëse si ajo e financave, bujqësisë dhe Ministria e Brendshme për parandalimi e tregtisë së paligjshme sipas asaj që shkruhet në relacion, por drafti që prej 9 dhjetorit të vitit 2021 pret të merret në shqyrtim nga ligjvënësit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ce deshe?: 11/03/2024 22:47

    Pa guxo te shesesh presh apo sallate ne rruge? Te ngre ne ajer lali Eri.

    Përgjigju
  • Honi: 10/03/2024 06:02

    Ja ku u zbulua edhe arsyeja e tranzicionit shqiptar 33 vjeçar!!!!

    Përgjigju
  • Iris: 10/03/2024 00:03

    Z./ekspert/,po pse po konsumuan cigare importi,ose me pulle do te semureshin me pak,apo do te harxhonin me pak?! Une kam nje mik te familjes qe ben pjese ne ate grup qe quhen /chainsmokers/ ai thote se me mire mbledh bishta cigaresh ne rruge se sa te lere duhanin dhe ky person eshte mire ekonomikisht.Ne te vertete z./ekspert/,juve jeni me te interesuar per fitimin qe do te nxjerre shteti nga pulla e taksa,se sa per shendetin e duhan-piresve,apo per cilesine e sigurine e mallit,gjithashtu vlejne dhe komentet e komentuesve me poshte qe flasin per favorizime oligarkesh importues cigaresh e monopolesh shitjeje duhani.Ne vend te merakoseni per pullen,cilesine e duhanit,apo shendetin e kuleten e atyre qe e konsumojne,a nuk do te ishte me mire qe te propozoje qe te rihapej fabrika e duhanit qe dikur e kemi patur funksionale.Keshtu dhe do te hapeshin vende pune,duhani nuk do te shitej ne treg te zi,por do te dorezohet ne shtet nga keta prodhues, qe u siguron cilesine,u ve filtera cigareve,por dhe ate pullen dhe gjithashtu ulet importi,por dhe cmimi dhe fitimi i shkon buxhetit te shtetit.Po kush t'a beje te vdekurit qe interesohen vetem per pullat dhe humbjen nga tatim-fitimi??!!

    Përgjigju
  • Meri: 09/03/2024 18:05

    Tregojani K.Ministrit dhe M.të financës këto pamje.Me pa-aftësin e tyre po shkatrrojnë vëndit,këtu nuk dēmtohen vetëm ata që e konsumojnë por,edhe tregëtarēt që tregëtojnë cigare.Për fat tē keq,kemi nji qeverri parazite .

    Përgjigju
  • Maks: 09/03/2024 14:36

    Uau! Edhe per kete do fuse hundet oligarkia. Duke keqperdorur median per te eleminuar cdo shites "ilegal" duhani dhe monopolizuar dynjane. Ne vend te pyese palet mbi procesin, shkon direkt e ne konkluzion se na qenka ilegale e jo higjenike. Apo bleresit, se cfare mendojne, efekter "negative" apo rekorde nga organet e mjekesise per te shtruarit nga duhani i grire "ilegal". Cpaskeni qene more.

    Përgjigju
  • Besi: 09/03/2024 14:14

    pse te mos trajtohet si kanabisi kur nuk ploteson asnje kusht mbjelljeje dhe kontrolli shteteror te sekuestrohet dhe digjet derisa te mos mbillet me

    Përgjigju
  • Biku: 09/03/2024 13:52

    Kush e ka paguar artikullin philip morrisi apo ndonje grosist importi?

    Përgjigju
  • Ops: 09/03/2024 13:49

    Demi i madh shume, hidhni nje sy zhdoganimit te naftes se oligarkeve lereni fukarejt

    Përgjigju
  • sapa: 09/03/2024 13:40

    Pse ka shtet ne Albani?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?