Sociale

Vëzhgimi i Report Tv/ Lavazhet duhet të zhvendosen, pronarët s’dinë ku dhe si! Qytetarët: Ikën zhurma, por shtohen kostot

18 Shtator, 17:26| Përditesimi: 18 Shtator, 17:40

  • Share

Lavazhet nw Tiranw, për larjen e makinave nga jashtë e brenda, e që shpesh përdoren edhe për të larë rrugica e tapete të shtëpisë, i gjen kryesisht në zona të banuara, mes blloqeve të pallateve, apo pranë zonave me lokale, ku shumë teksa konsumojnë një kafe, gjejnë kohën edhe të lajnë automjetin. 

Bashkë me aksionin për të liruar hapësirat e zaptuara publike nga strukturat pa leje të bareve e restoranteve, së fundmi qeveria ka paralajmëruar edhe largimin nga zonat e banuara të lavazheve.

Disa prej pronarëve të lavazheve që vijojnë ende të punojnë në Tiranë në qendra banimi, jashtë kamerave, thonë se janë informuar nga mediat se shpejt duhet të zhvendosen nga qyteti në periferi. Të tjerë konfirmuan se janë njoftuar nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit se duhet të nisin të çmontojnë gjithçka, por thonë se nuk kanë në duar një udhëzim të qartë mbi motivin e largimit dhe as se sa larg qendrës së banuar duhet të spostohen.

Report Tv pyeti Inspektoratin e Mjedisit dhe Territorit dhe në përgjigje na thuhet se subjektet janë njoftuar për të ndërmarrë vullnetarisht hapat e nevojshëm. Nëse kjo nuk ndodh, - theksohet në reagim - ndërhyrja e forcave të IMT-së do të jetë e pashmangshme.

Qytetarët i gjejmë të ndarë për këtë vendim. Disa e mbështesin aksionin, duke e konsideruar një hap pozitiv për reduktimin e zhurmës dhe ndotjes në lagje.

“Edhe zhurmët janë, por edhe gjithë pisllëqet”, thotë një qytetar.

"Kanë zënë hapësirat publike. Zhurmat besdisin pak, ccdo njeri duhet të ketë qetësinë e vet”, shprehet një tjetër.

Të tjerë janë kundër, duke thënë se vendimi do t’u shtojë kostot pasi për çuar për të larë makinën do u duhet të harxhojnë më shumë karburant.

“Unë s’di të bëjnë zhurmë lavazhet, por tani edhe prish punë pasi shpenzim nafte. Të gjitha përfshihen”, shprehet një e re.

“Nuk besoj se bëjnë ndonjë zhurmë të madhe, nuk besoj se është vendimi i duhur”, thotë një tjetër.

Lavazhet në vend nuk lëshojnë fatura tatimore dhe nuk janë të regjistruar si biznes. Jashtë kamerave, pronarët thonë se paguajnë vetëm për qiranë e ambientit, dritat dhe ujin që konsumojnë.

K.T./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jdkdk: 18/09/2025 18:20

    Atyre qe i duan afer shpise le ti fusin te dhoma gjumit lavazhet, ne te tjeret sua kemi per borxh hic

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?