Bregdetit të Vlorës, Sarandës dhe Durrësit këtë vit i mungojnë turistët rusë. Operatorët turistikë thanë për Report Tv se ndryshe nga vitet e tjera, nuk ka më grupe turistike të organizuara nga agjencitë. Po kështu ka rënë dhe numri i turistëve ukrainas e bjellorus.
Për shkak të luftës dhe sanksioneve të vendit tonë ndaj Rusisë, me ndalimin e fluturimeve direkte, bregdetit të jugut këtë sezon i mungojnë turistët rus. Report Tv kreu një vëzhgim në zonat bregdetare, ku operatorët turistike thanë se këtë sezon veror turistët rus janë në numër tejet të ulët, të pa konsiderueshëm për industrinë e turizmit.
Të paktët turistë që gjenden aktualisht në Vlorë, kanë ardhur përmes fluturimeve tranzit me çarter Rusi-Serbi-Shqipëri.
"Këtë vit nuk ka fluturime me çarter me grupe të mëdha e të organizuara nga agjenci turistike, por ka vetëm udhëtime individuale. Numri i turistëve rus është shumë i ulët. Aktualisht vijnë me çarter nga Serbia", tha Vasil Bedini, pronar i një resorti në Vlorë.
Sipas tij, një vit më parë kishte me mijëra turistë në Vlorë jo vetëm nga Rusia, por dhe nga Ukraina, Lituania e Bjellorusia, ndërsa këtë vit nuk janë as 0.1 për qind e tyre. Ndërsa Elona Xhafa, punonjëse në agjenci turistike tha se "në Vlorë turistët rus numërohet me gishtat e dorës".
Ndryshe nga vitet e kaluara ku në Sarandë vinin me mijëra turistë rus, këtë sezon rënia është drastike, tha Ilir Hysi, pronar i një anije turistike. Por jo vetëm rusët, mungojnë dhe turistët serb.
"Në krahasim me vitin e kaluar prezenca e turistëve rus është e papërfillshme. Është evidente sepse nuk e shohim këtë lloj turisti, i cili ka qenë 'turist cilësor'. Ndikimi që i jep turizmit shqiptar dhe atij lokal në Sarandë është i madh sepse përkthehet në të ardhura më të pakta për ne", u shpreh Hysi.
Të pyetur nga Report Tv, operatorët turistikë në Durrës thanë se lufta Rusi-Ukraina ka pasur ndikim negativ, pasi rezervimet kanë rënë me 20 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
"Kompani të mëdha ruse tentuan vjet të bënin kontrata për fluturime çarter me turistë në organizuar. Vjet këto kontrata nuk u realizuan për shkak se nuk kishim kapacitete të mjaftueshme. Kjo kontratë u shty për sezonin veror të 2022-ës por për shkak të luftës nuk u realizua as këtë vit. Këtu në hotelin tonë jo vetëm turistë me agjenci që nuk ka por as turistë individualë. Ndërsa turistë ukrainas kanë ardhur, por në numër shumë më të ulët se vitin e kaluar", u shpreh Blerim Norja menaxher i një strukture hoteliere në Durrës.
"Shpresoj që marrëdhënie të rregullohen pasi tregu rus është potencial për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, shton ai.
Në Rinas prej muajit shkurt, kur Rusia nisi sulmin e armatosur ndaj Ukrainës nuk ulet asnjë avion me origjinën e fluturimit nga shteti rus, pasi vendi ynë iu bashkua masave shtrënguese të ndërmarra nga Bashkimi Evropian.
Materialet janë marrë nga korrespodentët e Report Tv Limoz Didani (Sarandë) Armand Xhelili (Vlorë), Aldo Mustafa (Durrës)
Pa ulur cmimin nuk vjen njeri! Vetëm nafte tirone-sarande duhen rreth 80L (160€) vajtje ardhje pra me aq lek dikur beje 3 ditë në Durres sot jane vetëm nafte cmim fiks , edhe shezlong Hotel , ushqim shume shtrenjt ! Nese do ishte rrit vetëm nafta gazi benzina dhe mielli dhe vaj por jo cmimet e tjera nuk do ishte rrit kriza, edhe berberi e kishte 300L e bon 500L , lind pyetja nese i rrisin të gjithë ca me shkak dhe ca pa shkak ku shkohet? Në ulje kerkeses , rritje oferte dhe rritje cmimi bën që bie kerkesa dhe po ikin njerez në Ulqin Durres Shen Gjin Velipoje apo Kavaje . Nese ska cmime të mira ska as pushues , vetëm 3% jane milioner në shqiperi të tjeret jane shtres e mesme…
PërgjigjuPoshte Rusia poshte Putini Te na rroje Partia dhe Edbini.
PërgjigjuKete vit keni me pak te ardhura sepse shum pasanik si ju kan ber mekate te ndyra perkundrejt puntoreve hallexhinj shqiptar
PërgjigjuCdo lufte ka pasojat e veta. Asgje per tu cuditur,ka ne lajmin me siper. Shqiperia me sanksionet ndaj Rusise agresore eshte ne rrugen e EU-se.
PërgjigjuI gjori Edvin shkjau shqipfolës që paska mbetur pa rus…!
Përgjigju