Vëzhgimi i Report Tv/ ‘Lulëzon’ tregtia online e kapsollave e fishekzjarrëve! Tregtari: Kushton 3500 lekë, ta sjellim brenda ditës

10 Nëntor 2023, 15:35| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 15:55

  • Share

Nuk jemi ende në prag festash fundviti, por fishekzjarrët dëgjohen thuajse çdo mesnatë në orën 00:00, në zona të ndryshme të Tiranës, edhe pse janë të ndaluara me Urdhrin 661, datë 13 dhjetor 2018 të firmosur nga tri ministri. Hedhja e tyre në këtë orë është kthyer në trendin më të ri të festimeve për ditëlindje.

Vëzhgimi i Report TV në terren dhe konstatoi një grup të rinjsh duke hedhur fishekzjarrë të cilat quhen tortë, për shkak të formës së tyre të rrumbullakët. Përdorimi i tyre mbart rreziqe. Zhurmat e forta që shkaktojnë janë kthyer në shqetësim të madh për qytetarët.

Qytetarja 1: Shqetësuese janë për të gjithë ata familjarë që kanë fëmijë të vegjël...

Qytetarja 2: Po është shqetësuese, si nuk është?

Qytetari 3: Shumë shqetësuese është, s’dimë ku të ankohemi, ka raste hedhin dhe 3-4 herë brenda natës.

Qytetarja 4: Për ata që kanë fëmijë të vegjël dhe janë me 3 turne është e tmerrshme!

Për të kuptuar se si i sigurojnë qytetarët këto lëndë piroteknike, Report tv bëri një vëzhgim në disa nga tregjet kryesore të Tiranës.

Biseda me tregtarin

Gazetari: Mbani fishekzjarrë apo kapsolla?

Tregtarja: Jo, jo! Ato që kanë pasur, i kanë akoma, por nuk i lejojnë t’i shesin.

Gazetari: Po këtej ka, nëpër treg?

Tregtari: Po dil njëherë, po zor të gjesh.

Tregtarja: Ata që kanë pasur, edhe mund të kenë, por çështja është se nuk lejohen më të shiten.

Tregtari: Po edhe ty nuk të beson njeri, se thonë “e kanë çuar ata” (inspektorët)

Tregtarja: Është pak problem

Tregtari: Është me spec kjo punë

Kufizimi ligjor për ndalimin e tregtimit apo dhe përdorimit të fishekzjarrëve duket se ka gjetur hapësirë në tregun online, ku gjen faqe të cilat jo vetëm kryejnë evente, por edhe tregtojnë lëndë piroteknike. Në këtë video të publikuar disa orë më parë nga administratorët e faqes, shihet hedhja e fishekzjarrëve gjatë natës, shumë pranë telave elektrikë.

Gazetari i Report TV u paraqit si një klient potencial i fishekzjarreve, duke komunikuar me poseduesin e faqes online për të zbuluar më shumë rreth tyre.

Gazetari: Dua të bëj një surprizë për ditëlindje dhe isha i interesuar për disa fishekzjarrë të bukura, por kam kontrolluar nëpër tregje dhe nuk kam gjetur

Tregtari: Po patjetër! Hidhi një sy profilit dhe më thuaj cilat video të pëlqejnë dhe unë të tregoj çmimet.

Gazetari: Ok në rregull! Kjo është e bukur, janë fishekzjarrë tortë apo mbahen në dorë?

Tregtari: Në tokë vëlla. 25 hedhje kushton 35 mijë lekë (të vjetra), çfarë eventi ke?

Gazetari: Ditëlindje. 35 të vjetra apo të reja?

Tregtari: Të vjetra vëlla

Gazetari: Po këta të thjeshtit që mbahen në dorë, që hedhim për vit të ri, sa kushtojnë?

Tregtari: S’kam si ato për momentin, po pres të vijnë

Gazetari: Pasi bëhet porosia, brenda për brenda Tiranës për sa vjen?

Tregtari: Brenda ditës

Tregtari bën edhe ulje çmimi, madje të siguron edhe transportin falas për klientët për herë të parë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?