Vëzhgimi i Report Tv në Tiranë/ Taksistët 'harrojnë' COVID-in, pa maska dhe më shumë se 2 pasagjerë

16 Qershor 2020, 17:10| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 17:43

  • Share

TIRANE-Rritja e rasteve të personave të infektuar me Covid19 duket se ka shtuar dhe kontrollet nga ana e policisë për shërbimet taksi. Kështu nga dita e djeshme uniformat blu janë angazhuar në kontrollin e taksive për të parë nëse zbatohen apo jo rregullat e parandalimit të përhapjes së Covid19.

Kontrollet janë përqendruar më së shumti tek numri i pasagjerëve ku nuk lejohen të udhëtojnë me më shumë se 1 person në taksi, i ulur diagonal me drejtuesin dhe jo më shumë se 2 persona dhe ata në rast se vijnë nga e njëjta familje.

ReportTV bëri një vëzhgim në disa prej akseve kryesore në kryeqytet ku vihen re shkeljet nga ana e shërbimeve taksi të cilët nuk respektojnë rregullat e parandalimit të Covid19.

Papërgjegjshmëria e taksistëve vihet re dhe tek qytetarët të cilët prej kohësh nuk i tremben shifrave të larta të personave të infektuarve me Covid19.

Kontrollet nga ana e institucioneve, që prej lirimit të masave kane qenë të papërfillshme, gjë që ka favorizuar neglizhencën e shërbimeve taksive, që kanë vijuar me transportin si në ditë normale, duke harruar që covid është ende nëpër këmbë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?